Ndryshimi në Kodin e Familjes Shehu: Atentat ndaj shoqërisë!

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 05:53

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu e ka cilësuar draftin e qeverisë për “Kodin e Familjes” ku parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks, si një atentat ndaj vlerave të familjes e shoqërisë.  
 
Sipas tij Minisria e Cështjeve Sociale dhe ajo e Drejtësisë do të kërkoje të godasë Kodin e Familjes. Shehu thotë se ky draft i hap rrugën martesave Gay në Shqiperi dhe adaptimit të fëmijëve nga çiftet Gay.

“Kjo do të thotë të shkatërrohet baza e familjes, përbërja e saj nga burri e gruaja dhe me shpresë me tej fëmijët. Kjo do të thotë të shaktërrohet tradita jonë dhe e njerëzimit, me e mira e garantja për të ardhmen e shoqërisë. Familja është e shenjte, ajo nuk mund të preket!”, thotë ish-deputeti demokrat Tritan Shehu.
 
Ai thotë se të jesh kundër këtij propozimi nuk do të thotë t’i diskriminosh ata që kanë prirje seksuale të tilla. Sipas Shehut të kundërshtosh këtë propozim do të thotë të mbrosh themelin e familjes e shoqërise njerëzore, të ardhmen e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.