Tiranë, INUK vijon ndërhyrjet, sot aksioni deri tek Komuna e Parisit.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 02:54

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinisur mëngjesin e sotëm aksionin në Tiranë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
 
Aksioni i INUK, ditën e sotme do të përqëndrohet në njësinë nr.5 në zonën e Tiranës së Re, përkatësisht nga Vasil Shanto dhe deri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.
 
Nga ana e saj INUK shpreh vullnetin për të vijuar aksionin, ndërsa kërkon bashkëpunimin edhe të qytetarëve dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Aksioni i nisur që në orët e mëngjesit, pritet të vijojë përgjatë gjithë ditës.
 
Ndërkohë ditën e djeshme, aksioni i INUK çoi në prishjen e 94 objekteve pa leje, në zonën ndërmjet Pallatit me Shigjeta dhe deri tek Vasil Shanto.
 
Prej kohësh INUK vijon prishjet e objekteve pa leje në kryeqytet, me qëllim lirimin e hapësirave urbane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.