Ura e Cernalevës rrezik për shembje Nela: Rreth 3500 banorë të bllokuar.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 05:51

Ura e Cernalevës në rrethin e Kukësit është në gjendje të shkatërruar, gjë e cila rrezikon jetën e banorëve që kalojnë mbi të por edhe izolimin gjatë dimrit.  Ajo lidh gjashtë fshatra të komunave Shishtavec dhe Zapod dhe në të kalojnë më shumë se 3500 banorë.  Në këtë periudhë ndihet shumë problemi me urën për shkak të reshjeve dhe ngricave të cilat shkaktojnë edhe rrëshqitjen e automjeteve. 

“Gjendja e urës është momentalisht jashtë funksionimit. Unë sot do të marr vendimin bashkë medhe me shtabin e emergjencave të prefekturës që kjo urë duhet të bllokohet pasi rrezikon seriozisht jetën e banorëve. Deri tani kanë kaluar disa makina duke zbritur banorë në këmbë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Kjo ka ardhu si pasojë e rrëshqitjes së dherave tek segmenti tjetër që lidh rrugën e Cernavelës me Kukësin. Duhet thënë që kjo urë shërben për lidhjen jo vetëm e banorëve të 3 fshtrave të komunës sime por lidh edhe banorët e komunës së Zapodit”, u shpreh Dilaman Nela, kryetar i Komunës Shishtavec.
 
Kjo urë e ndërtuar shumë vite më parë, me harqe druri dhe aktualisht është shumë e dëmtuar dhe e kalbur. Ekspertët e Shtabit të Emergjencave në Prefekturë, kanë konstatuar situatën dhe pritet që t'i drejtohen institucioneve qëndrore për ndonjë ndërhyrje të mundshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.