“Hakmarrja” e Bashës gjobit autobusët e “Bunk’Art”

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 18:04

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të gjobisë autobusët që çojnë njerëzit për të vizituar bunkerin antibërthamor të hapur pak ditë më parë nga ana e qeverisë. Sipas bashkisë, këta autobusë nuk kanë marrë leje, edhe pse tashmë funksionojnë si një linjë e rregullt transporti.

Këta autobusë bëjnë linjën drejt Shish-Tufinës me orare fikse 09:00, 10:00, 11:00 dhe deri në 13:00, ndërsa nisja e fundit nga bunkeri për në stacionin në Tiranë pranë Muzeut Kombëtar bëhet në orën 16:00.

Megjithatë, pavarësisht gjobave, këta autobusë kanë vazhduar veprimtarinë e tyre.

Demokratët dhe kreu i tyre, Lulzim Basha, nuk e kanë pritur mirë hapjen e këtij bunkeri.

Ata thonë se ai është një muze për Enver Hoxhën.

Dhe, duket se Basha e ka gjetur mënyrën për të tentuar që të pengojë shkuarjen e njerëzve në këtë bunker, edhe pse autobusët vazhdojnë të lëvizin, pavarësisht gjobave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.