Del nga shinat treni i mallrave në Durrës, s'ka të lënduar

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 08:15

Një tren mallrash ka dalë nga shinat në linjën Durrës-Elbasan, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
 
Aksidenti hekurudhor bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dajlanit.
 
Sipas ekspertëve nga hetimi paraprak rezulton se shkak për daljen nga shinat të trenit të ngarkuar me materiale për skrap është amortizimi i tepërt i hekurudhës, në këtë linjë.
 
Pas aksidentit, një grup pune i hekurudhës ka nisur riparimin e dëmit, për të rivënë në punë linjën Durrës –Elbasan, e cila është ndër të paktat linja që kanë funksionuar normalisht vitet e fundit.
 
Prej vitesh sektori hekurudhor nuk njeh investime, duke bërë që shumë linja të dalin jashtë funksioni, ose të kenë një amortizim të skajshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.