U dogj në kamionin për në Angli vjen trupi i 22 vjeçarit, sot varrimi.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
22 vjeçari Rexh Myzyraj, i cili pak kohë më parë ndërroi jetë pasi u dogj në një kamion bashkë më të fejuarën e kushëririt tij, Erinda Kaçorri, në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli përcillet sot në banesën e fundit.
Arkivoli me trupin e të riut mbërriti në shqipëri mesditën e së shtunës, ndërsa kjo u mëndua falë ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të ambasadës shqiptare në Francë.
Ndërkohë varrimi do bëhet në varrezat e Hamallajve ku familja nga Hasi jetonte prej vitesh.
Kanë qenë familjarët e 22 vjeçarit ata të cilët kanë shkuar dhe kanë ndihmuar në përshpejtimin e hetimeve, ndërsa ende nuk ka të dhëna për trupin e Erinda Kaçorrit, 24 vjeçares nga Rrësheni që humbi jetën bashkë më Myzyrajn në ktë ngjarje tragjike.
Add new comment