Del nga shinat treni i mallrave në Durrës,fatmirësisht s'ka të lënduar.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3860_image_1007.jpg?itok=Fp1aaF64)
- Një tren mallrash ka dalë nga shinat në linjën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
Aksidenti hekurudhor bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dajlanit.
Sipas ekspertëve nga hetimi paraprak rezulton se shkak për daljen nga shinat të trenit të ngarkuar me materiale për skrap është amortizimi i tepërt i hekurudhës, në këtë linjë.
Pas aksidentit, një grup pune i hekurudhës ka nisur riparimin e dëmit, për të rivënë në punë linjën Durrës –Tiranë, e cila është e vetmja linjë që funksionuar normalisht vitet e fundit.
Prej vitesh sektori hekurudhor nuk njeh investime, duke bërë që shumë linja të dalin jashtë funksioni, ose të kenë një amortizim të skajshëm.
Add new comment