Mbush 15 vjet Avokatura e Shtetit Naço: Reforma për standarte të BE.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:26

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka vlerësuar avokatëve të shtetit, duke theksuar se kanë treguar integritet dhe profesionalizëm. Në ceremoninë e organizuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, Naço theksoi vendosmërinë për reformimin edhe të këtij institucioni, në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE-së.

“Ky institucion është i vetmi që mbron vlerat pasurore të shtetit. Pavarësisht dëshirës që ne kemi që duam të fitojmë çdo çështje, kjo praktikisht është e pamundur por në çdo rast unë kam konstatuar se nga avokatët është treguar integritet dhe profesionalizëm. Si institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit ka dhe do të ketë mbështetjen time. Ne kemi hyrë në një proces reformimi të të gjithë sistemit gjyqësor, por sigurisht që nuk do lemë mënjanë edhe Avokaturën e Shtetit. Për ta patur atë në standardet më të mira të Bashkimit Evropian. Shpreh angazhimin tim, si ministër i Drejtësisë, në drejtim të Avokaturës së Shtetit për transformimin e saj në rrugën e duhur”, deklaroi ministri Naço.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.