Arkiv-Lajme të përditësuara
Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari ngjarja jashtë ambientit të shkollës.
Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së mesme “Naim Frashëri”. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë në shpinë, 16-vjecari me iniciale M.B, banues në lagjen 17 të Durrësit. Mësohet se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.
Policia e Durrësit vetëm pak minuta më pas arrin të identifikojë dhe arrestojë autorin e plagosjes së 16 vjecarit, i cili është Mariglen Malçi 19 vjec banues në Durrës.
3 viktima në Tiranë, gjyshi vret nipin e veten. Atentat 50-vjeçarit
TIRANE - Tirana është zgjuar mëngjesin e kësaj të marte me dy vrasje tragjike të ndodhura në zona periferike të saj, me tre jetë të humbura. Në Fushë-Prezë gjyshi qëlloi me çifte nipin e tij vetëm 20 vjeç duke i marrë jetën. Por tragjedia e kësaj ngjarjeje ka vijuar edhe më tej, kur 81-vjeçari Ahmet Doda ka qëlluar veten me armë gjatë negociatave me policinë për t'u vetëdorëzuar. Sakaq në Kamzë 50-vjeçari Qerim Skaci u ekzekutua me plumb në kokë ndërsa po çonte fëmijën e tij për në kopësht.
Atentati në Kamëz
Kamëz, ekzekutohet me plumb në kokë 50-vjeçari para fëmijës së tij
TIRANE - Një atentat me armë zjarri ndaj një 50 vjeçari ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 pranë shkollës “Ibrahim Rugova në Kamëz, ku viktima Qerim Skaci është qëlluar me dy plumba pistolete, një në kokë dhe një në trup, nga një person rreth të 30-ave, identiteti i të cilit dihet ende.
Mësohet se autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në drejtim të viktimës në momentin që ky i fundit sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ishte me djalin e tij për ta dërguar në kopësht.
Trafikonte 648 kg kanabis më 2006. Ekstradohet nga Italia 53 vjeçari
TIRANE - Një 53 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 648 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe i dënuar me 6.8 vjet burg, është ekstraduar sot nga Italia në vendin tonë.
I ekstraduari është Pelivan Mehmetaj, 53 vjeç banues në Selenicë Vlorë. Sipas policisë, Mehmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi , Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendim të datës18.02.2008, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e vepërs penale "Prodhim dhe shitje të narkotiktëve" dhe "Grupim i strukturuar kriminal".
Vendimi i Gjykatave për shkarkimet gjatë 2013-s, Harito: Dëmi 20 mln $
20 milionë dollarë do t’i kushtojë demi qeverise prej shkarkimeve në administratë gjatë vitit 2013 . Kjo është konfirmuar nga ministra për inovacionin dhe administratën publike zonja Milena Harito në komisionin e ligjeve pasi u pyet nga kryetari Fatmir Xhafa për këtë çështje.
Shkodër, u ndërpritet energjia 12 familjeve të një pallati, 1 i shoqëruar
12 familjeve të një pallati në rrugicën e “Koplikëve” në qytetin e Shkodrës u është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa është shoqëruar edhe një person pas debateve me punonjësit e OSHEE- së.
Shkak i kësaj ndërhyrjeje është bërë një gjobë e vendosur nga OSHEE- ja në vitin 2011 për dëmtim të matësve elektrikë, e cila nuk është paguar nga banorët pasi këto të fundit pretendojnë se janë gjobitur padrejtësisht.
Ndërkohë OSHEE- ja ka ndërprerë energjinë elektrike banorëve të këtij pallati edhe pse e paguajnë rregullisht atë.
Torturuan dhe dogjën bashkëpunëtorin grek. Pranga shqiptarit, një në kërkim.
Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet si autor i vrasjes së një 41-vjeçari grek në Athinë në shkurt të këtij viti, ndërsa një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Dy shtetasit shqiptarë, 34 dhe 31 vjeç, dyshohet se ishin përfshirë në një rrjet trafiku të lëndëve narkotike së bashku me shtetasin grek, për pas një konflikti e torturuan e më pas e dogjën të gjallë.
Mbi 20 ekzekutime mafioze në Greqi nga vrasës shqiptarë me pagesë
Një grup shqiptarësh dyshohen si autorë të disa ekzekutimeve të kryera në Greqi. Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë greke, ka rezultuar se grupi i shqiptarëve të pajtuar si vrasës me pagesë, kanë kryer të paktën 20 vrasje në vendin fqinj, e kryesisht në Athinë.
Sipas grupit hetimor, këta shtetas shqiptare, pasi kryenin vrasjet në Greqi për të cilat ishin paguar, ktheheshin sërish në Shqipëri duke u përfshirë në jetën normale.
Kukës, u kap me 600 kg kafe kontrabandë, pranga 45-vjeçarit
Një 45-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi i janë gjetur në automjetin e tij 600 kg kafe kontrabandë. Besnik Metallarit nga Kukësi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Mercedes Benz 250” me targa AA 264 BM, u konstatua se transportonte një sasi kafeje kontrabandë prej 600 kilogramë. Sipas policisë së Kukësit, 45-vjeçari Metallari u mund të kapej pas një ndjekje të gjatë një rruge dytësore në zonën e Fanit të Mirditës.
122 drejtues vendorë debitorë ndaj OSHEE-së
Nga 385 drejtues të njësive vendore, bashki apo komuna që janë kontrolluar nga OSHEE, ka rezultuar se 122 prej tyre janë debitorë dhe kanë detyrime të pashlyera energjie.
Ky fakt tronditës që thellon skandalin me energjinë elektrike, është bërë publik nga OSHEE. Por këto nuk janë detyrime të njësive apo institucioneve publike që ata drejtojnë, por fatura private të të zgjedhurve lokalë.
OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë për 83 nga këta zyrtarë, dhe e ka rilidhur më pas për 43 prej tyre pasi kanë shlyer detyrimet.