Arkiv-Lajme të përditësuara

Tatimet, deri më 27 janar afati për bizneset

Postuar në 16 Janar, 2015 07:01

Bizneset do të kenë kohë të deklarojnë e njëkohësisht paguajnë sigurimet e punonjësve dhe tatimin mbi të ardhurat për muajin dhjetor deri në datën 27 janar. 

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se afati për këto dy zëra taksash u shty pas problemeve me sistemin e ri elektronik të deklarimit, i cili për disa ditë ka qenë i mbyllur duke mos lejuar ndërmarrjet të deklarojnë e paguajnë në kohë detyrimet e tyre tatimore. 

Operacion antiterrorizëm në Europë

Postuar në 16 Janar, 2015 07:00

Pas Francës dhe Belgjikës operacionet antiterror janë shtrirë edhe në Gjermani. Pas vrajses së dy xhihadistëve dhe prangosjes së një të treti në një qytet lindor të Belgjikës, autoritete belge janë vendosur në gjendje maksimale alarmi pasi dyshohet se dhjetra të tjerë janë në arrati. 

Disa prej tyre mendohet se kanë kaluar në Gjermani. Kjo ka bërë që antiterrori gjerman të nisë një operacion të gjërë për kapjen e tyre. 

Francë, ndihmuan terroristët, 12 në pranga

Postuar në 16 Janar, 2015 06:59

Policia franceze arrestoi 12 persona të dyshuar se kanë ndihmuar grupin e ekstremistëve islamikë në kryerjen e vrasjeve të shumfishta në Paris javën e kaluar. 

Arrestimet u kryen në natën mes së enjtes dhe së premtes në rajonet jugore të Parisit, përfshi zonën në afërsi të vrasjes së oficeres së policisë nga Ahmed Coulibaly.

Gjithçka nisi me sulmin mbi zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo më 7 janar, për të pasur një spirale dhune 3-ditore që la pas 20 të vrarë, përfshi këtu edhe tre agresorët, dy vëllezërit Kouachi dhe Ahmed Coulibaly.

Pentagoni, gati programi për trajnimin e rebelëve sirianë

Postuar në 16 Janar, 2015 06:58

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë rreth 400 trupa ushtarake që do të trajnojnë rebelët sirianë për të luftuar ekstremistët e ISIS-it në Siri. 

Një zëdhënës i Pentagonit tha për agjencinë Reuters të enjten se përveç 400 trupave do të dërgohet edhe një personel tjetër prej qindra që do të ndihmojnë në trajnimin e rebelëve. 

Zëdhënësi deklaroi se ende nuk është vendosur se ku do të kryhet ky trajnim, por shtoi se Turqia, Katari dhe Arabia Saudite kanë shprehur gatishmërinë që ky mision të kryhet në territorin e tyre.

Elbasan, zbulohet laboratori gjigant i përpunimit të drogës; 10 në pranga

Postuar në 14 Janar, 2015 13:10

Një laborator i përpunimit të drogës është zbuluar pasditen e së mërkurës në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit. 

Laboratori shërbente për prodhimin e përpunimin e lëndëve të forta narkotike. I vendosur brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur në fshatin Labinot-Fushë të rrethit të Elbasanit aty u sekuestrua një sasi prej 100 kilogramë lënde narkotike të dyshuar kokainë. 

PD: Ndreu po shantazhon Gjykatën e Lartë

Postuar në 14 Janar, 2015 11:30

Partia Demokratike shfaqi të martën pamje të agresionit fizik ndaj deputetit Gent Strazimiri për të akuzuar njërin nga deputetët e pandehur, Pjerin Ndreu, se po kërcënon Gjykatën e Lartë. 

Sipas Partisë Demokratike, dëshmia publike e deputetit socialist para derës së Gjykatës së Lartë, se ai nuk e kishte goditur por vetëm e kishte prekur deputetin e opozitës, është një gënjeshtër publike për t’i shpëtuar drejtësisë. 

Sherr te tregu çam në Tiranë, vdes 60-vjeçari

Postuar në 14 Janar, 2015 11:29

Një sherr mes disa personave në zonën e njohur si tregu cam në kryeqytet ka përfunduar me vdekjen e një 60-vjeçari. 

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, në kulmin e pranisë së njerëzve në këtë zonë të populluar të kryeqytetit, kur një sherr i nisur për motive banale degradoi në dhunë fizike. Për pasojë Azem Duraku humbi jetën, pasi u godit nga mjete të forta, ndërsa policia ndaloi në kohë autorin e dyshuar të këtij krimi, Florian Keta.

Ndërpritet ndërtimi i 20-katësheve te Liqeni

Postuar në 14 Janar, 2015 11:28

Inspektorati Urbanistik Ndërtimor ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë digës së Liqenit Artificial, një çështje e shumëdiskutuar dhe debatuar në radhët e ambientalistëve ditët e fundit. 

Zëdhënësi i INUK ka bërë me dije se ky institucion i konsideron nul dy vendimet e kreut të bashkisë së Tiranës me nr.9967/7 dhe nr. 9967/13.

Vuçiç nis vizitën në Kosovë me lejen e autoriteteve. Sërish deklarata nacionaliste: Kosova, djepi i Serbisë

Postuar në 14 Janar, 2015 11:27

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka nisur vizitën e tij në Kosovë, ku fillimisht ka përuruar një Klinikën Gjinekologjike në Pasjan. 

Aty ai ka mbajtur edhe një fjalim para qytetarëve të mbledhur në këtë vend, duke mos u përmbajtur nga deklaratat nacionaliste.

“Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka deklaruar Vuçiç.

Basha akuzon Ramën: Frymëzoi Shullazin të më kërcënonte mua

Postuar në 11 Janar, 2015 04:11

‘Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses’. Lulzim Basha u duk shumë i vendosur, por i qetë, kur akuzoi direkt Kryeministrin Edi Rama për kërcënimin fizik të tij prej Emiljano Shullazit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara