Arkiv-Lajme të përditësuara
Sistemi i patentave me pikë, në mars hyn në fuqi sistemi i ri i ndëshkimit për shkeljen e rregullores
Brenda muajit mars pritet të hyjë në fuqi sistemi i patentës me pikë, e cila do të bazohet në një menyre te re vlerësimi të shkeljeve që kryejnë drejtuesit e automjeteve përmes heqjes së pikëve për çdo kundravajtje.
Parandalimi i terrorit, përforcohet monitorimi i xhihadistëve të kthyer
Ushtarët xhihadistë shqiptarë të kthyer nga Siria janë të gjithë në vëzhgim dhe mundësia e rikthimit të tyre në front apo angazhimi i tyre në veprime terroristë brenda vendit është pothuajse 0.
Skema e re e Antiterrorit dhe shtimi i numrit te efektiveve jep sigurine e plote dhe per partneret nderkombetare se izolojne te gjithe luftetaret shqiptare e kthyer ne vend. Perjashtim bejne ata qe nuk jane te identifikuar dhe perveç tyre edhe ushtaret e identifikuar, por qe nuk kthehen ne Shqiperi, por ne ndonje shtet tjeter.
Mashtrim me cilësinë e karburanteve, gjoba 61 pikave të shitjes
61 pika të tregtimit të karburantit me pakicë janë gjobitur nga Inspektoriati Qendror Teknik pasi u shesin konsumatorëve naftë jashtë standardeve të cilësisë apo për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor.
IQT ka publikuar listën e këtyre subjekteve dhe vlerën përkatëse të gjobës, e cila varion në masën më ekstreme nga 2 000 000 lekë për pikat e karburantit që mashtrojnë konsumatorët me treguesit e cilësisë, deri në 100 000 lekë për ato pika që rezultojnë me mungesë të dokumentacionit.
Drejtësia mban peng “21 janarin”. Gjykata me studime, prokuroria hesht
Zyrtarisht prej një viti e katër muajsh, Kolegji Penal, të cilit i ka rënë shorti për të gjykuar 21 janarin është ende duke studiuar dosjen ndaj ish-komandantit të Gardes, Ndrea Prendi, oficerit Agim Llupo dhe Margarit Kumes, e me sa duket ky studim e ka lodhur aq shume Gjykatën e Lartë sa që prej tetorit 2013 ende nuk ka mundur të caktojë as një datë se kur do të çelet gjykimi i kësaj çeshtjeje sensitive.
Itali, kapet shqiptari i dyshuar për terrorizëm
Një shqiptar 30 vjeç, është arrestuar nga policia në aeroportin e Katanias, sepse zotëronte dokumente false. Por nga kontrollet ka dalë, që ai ishte denoncuar në 13 janar në Malpensa, sepse edhe në atë rast iu gjendën dokumente të falsifikuara me të cilat donte të hipte në bordin e një avioni për në Londër.
Rrezikohet vendbanimi ilir, studiuesit kërkojne anulimin e projektit
Qyteterimi arberor, i cili shtrihet përgjatë Luginës së Komanit, do të zhduket nëse nuk do të ndryshoje vendimi për zhvendosjen e trasesë, ku duhet të ndërtohen katër shtyllat e tensionit të lartë, nga 50 metrash secila.
Edhe pse per 7 vite me rradhe arkeologet kane germuar ne Dalmacine e Lashte, ne venbanimin mitik iliro-shqiptar, ku kanë zbuluar shtepi te ndertuara sipas stilit te Beratit, kisha si dhe punishte qelqi apo metali, ende nuk eshte shpallur zone e mbrojtur.
Karburantet, Autoriteti i Konkurrencës heton tregun. Dyshime për oligopol
Debati për tregun e karburanteve pritet të marrë të tjera përmasa gjatë ditëve në vijim. Shumë shpejt Autoriteti i Konkurrencës mund të marrë vendimin përfundimtar për një hetim të nisur disa muaj më parë, saktësisht në maj të vitit të kaluar në tregun e karburanteve, pas dyshimeve për shkelje të konkurrencës.
Afati i hetimit të thelluar, sipas vendimit të institucionit të konkurrencës, ka qenë tre muaj dhe ka mbaruar tashmë prej kohësh.
PD: Të hënën të fikim makinat, të refuzojmë çmimin e karburantit
Për opozitën është rritja e taksës së qarkullimit shkaku kryesor i çmimit të lartë të karburanteve, ndaj dhe ajo këmbëngul që Qeveria ta ulë atë.
Edhe edukim kundër aksidenteve, vrasin më shumë se çdo krim tjetër
"T'i bëjmë të gjithë ta kuptojnë se rregullat janë atyre për të na mbrojtur jetën, jo për të na kufizuar lirinë".
Me kete apel ministri i Brendshem Saimir Tahiri deklaroi çeljen e nje fushate intesive e ndergjegjesuese per qytetaret, si drejtues mjetesh apo edhe kalimtare, te cilet sa here nuk respekojne rregullat e qarkullimit rrezikojne jeten e tyre.
Ministri Tahiri tha se numri i jeteve te humbura nga aksidetet eshte me i larte se nga krimet e tjera.
Riaktivizim hetimeve për “21 janarin”. Rama dhe familjarët përkujtojnë viktimat e protestës së PS
Katër vjet nga vrasja e 4 protestuesve të 21 janarit, po nga ajo godinë nga ku plumbat e Gardës së Republikës i morën jetën Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt dolën familjarët e tyre së bashku me Kryeministrin Rama, për t'iu drejtuar bulevardit ku vendosen lule në 4 pllakatat perkujtimore.