Arkiv-Lajme të përditësuara

Ferri i grave të xhihadistëve, skllave që shiten apo martohen me dhunë

Postuar në 07 Shkurt, 2015 11:27

“Çdo vajzë që e vogël ëndërron fustanin e bardhë dhe dasmën e saj, ëndërr e cila mua mu privua”. Ky është vetëm fillimi i historisë së Hanan, i cili nuk është as emri i saj i vertetë. 

Ne rrefimin e saj, Hanan tregon se ishte e detyruar të martohej me një luftëtar ISIS në këmbim jetes se babait të saj. Familja e 25-vjeçares ishte persekutuar nga militantet e ISIS, te cilet vendosen qe kushti i vetem per lirimin e tyre do te ishte martesa e Hananit me kreun e policisë së Sheriatit. Emri i tij ishte Ebu Muhamed el-irakian. 

Pogradec, e merr rrjedha e lumit, mbytet 38-vjeçarja

Postuar në 06 Shkurt, 2015 05:17

Një 38-vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga ujrat e lumit të fshatit Verdove. 

Monika Abrashi, sipas të dhënave ka qene duke u perpjekur per te hequr disa dru zjarri nga pjesa e jashtme e baneses kur ka rreshkitur dhe eshte rrembyer nga uji qe kishte vershuar deri afer shtepise se saj, ne hyrje te  Pogradecit. 

Reshjet e shiut rëndojnë qarkullimin

Postuar në 06 Shkurt, 2015 05:16

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë bën me dije gjithashtu që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes pasi në shumë akse ka patur edhe rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë. 

Kështu, në qarkun e Elbasanit prej ditësh problematik paraqitet aksi Librazhd-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. 

Në Vlorë është i qarkullueshëm aksi drejt Levanit që prëj ditësh qëndronte i bllokuar, por rekomandohet të bëhet kujdes në segmentet ku ka prani uji në rrugë. 

Prezantohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

Postuar në 06 Shkurt, 2015 05:16

Gentian Sejko u prezantua paraditen e së premtes si Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Në ceremoninë e prezantimit ishte i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta. 

“Do të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e kohës dhe për të forcuar rolin e Bankës së Shqipërisë”, tha zoti Sejko gjatë prezantimit.

Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u votua dje nga Parlamenti me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, në një votim të fshehtë që nuk u shoqërua me asnjë debat.

Rinisin reshjet në Fier e Vlorë, vijon shpërndarja e ndihmave

Postuar në 04 Shkurt, 2015 04:22

Banorët e zonës kërkojnë ndihmë për të ushqyer kafshët e mbetura gjallë nga përmbytja e parë, sepse vërshimi i ujërave ka shkatërruar çdo gjë, përfshi edhe rezervat ushqimore.

Ndërkohë, prurjet e Vjosës janë ulur dhe kjo ka bërë që në shumë zona në Novoselë, por edhe në Komunën Dërmenas, uji të largohet. Repartet e ushtrisë po vijojnë shpërndarjen e pakove me ndihma, të cilat vijnë nga bizneset, Kryqi i Kuq dhe rezervat e shtetit.

ARRSH informon mbi gjendjen e rrugëve

Postuar në 04 Shkurt, 2015 04:22

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot mbi situatën e rrugëve në të gjithë vendin. Sipas të dhënave, mbledhur mëngjesin e sotëm, në Qarkun e Tiranës nuk ka probleme, edhe pse në disa zona ka reshje dëbore. 

Në Qarkun e Durrësit kërkohet kujdes për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Arrestohen dy policë, falsifikuan emrin e skafistit në kërkim

Postuar në 04 Shkurt, 2015 04:22

Dy oficerë policie në Vlorë janë arrestuar ditën e martë nga kolegët e tyre të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, sepse akuzohen se kanë ndihmuar të pajiset me pasaportë me të dhëna të falsifikuara, shtetasin Viron Robaj, një nga skafistët e akuzuar për tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004, ku humbën jetën dhjetëra persona në një gomone në det. 

Zgjerohet harta e përmbytjeve në jug, operacionet edhe në orët e natës

Postuar në 03 Shkurt, 2015 05:15

Deri më tani janë zhvendosur shumë familje, sipas të dhënave në terren, niveli i ujrave të Semanit dhe Vjosës po ulet, por ai mbetet ende kërcënues. 

Ndërkohë, në Fier, në komunën Levan, në fshatrat Ferras, Martinë, Bishan dhe Poro, forcat e ndërhyrjes emergjente kanë evakuuar 110 familje. Operacionet më të vështira kanë qënë në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Dy helikopterë të forcave ushtarake kanë ndërhyrë në fshatin Poro të komunës Frakull dhe fshatin Darzezë e Re, komuna Dërmenas, në rrethin e Fierit. 

Përmbytje edhe në Korçë, nën ujë qindra hektarë tokë

Postuar në 03 Shkurt, 2015 05:15

Në tokat e kultivuara me prodhime të ndryshme, përveç se është shkaktuar një dëm kolosal për fermerët, të cilët rrezikojnë të mos marrin asgjë nga prodhimet e tyre, situata është tejet e rënduar për shumë familje.

Më problematike gjendja ka qenë me komunat Libonik, Vreshtas e Pojan. 

“Përmbytjet na kanë shkaktuar një dëm të madh. Deri tani nuk ka ardhur askush të interesohet për situatën e krijuar”, shprehen banorët. 

21 janari, Kuliçaj refuzon prokurorët. Thirret edhe Burgaj

Postuar në 03 Shkurt, 2015 05:14

Ish-drejtori Burgaj u pyet në lidhje me refuzimin që i bëri Prokurorisë, për arrestimin e gjashtë gardistëve. Burgaj tha para prokurorëve se fletëarrestet ishin me lapsuse ortografike, ndaj nuk u realizuan arrestimet.

Për më tepër, Burgaj mësohet të ketë shtuar se për këtë çështje duhet të interesohej më tej drejtori i atëhershëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça.

Ndërsa Kuliçaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara