Pogradec, e merr rrjedha e lumit, mbytet 38-vjeçarja

Postuar në 06 Shkurt, 2015 05:17

Një 38-vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga ujrat e lumit të fshatit Verdove. 

Monika Abrashi, sipas të dhënave ka qene duke u perpjekur per te hequr disa dru zjarri nga pjesa e jashtme e baneses kur ka rreshkitur dhe eshte rrembyer nga uji qe kishte vershuar deri afer shtepise se saj, ne hyrje te  Pogradecit. 

Sipas te dhenave, reshjet e shumta kane bere qe niveli i ujit te rritet dhe te rrezikoje permbytjen e banesave çka e ka shtyre gruan te perpiqet te largoje ç'te mundej, por per shkak se toka ishte geryer ajo ka rreshkitur dhe eshte marre nga rrjedha. 

Trupi i pajete i 38-vjeçares eshte nxjerre nga lumi ne liqen ku forca te shumta policie kane punuar per ta sjelle ate ne breg. Rreth 20 metra nga bregu derdhja e lumit te Verdoves ka nxjerre edhe trupin e 38-vjeçares pasi e ka marre ate per rreth 5 kilometra.
 

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.