Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës, rrezik përmbytjeje në zonën e Nënshkodrës
Portat janë hapur ditën e shtunë dhe vetëm sot në mëngjes në zonën e Nënshkodrës nisën shenjat e para se nëse shkarkimet vazhdojnë, do të ketë përmbytje.
Kjo po ndodh në fshatin simbol të përmbytjeve në Shkodër, në fshatin Obot, ku ujërat mëngjesin e sotëm nisën të pushtojnë tokat.
Aktualisht, janë disa dhjetëra dynym tokë të përmbytura dhe uji është larg banesave, por gjithsesi nisja e përmbytjes së tokave nga lumi Buna ka rikthyer frikën e banorëve nga ndonjë përmbytje masive siç ndodhi pesë vite më parë.
Incidenti në Ferras, Veliaj: U bllokuam nga rrugaçë
Katër të rinj u ndaluan nga policia e Fierit për incidentin dhe në mbrëmje u liruan.
Ndërkohë që drejtuesit lokalë të PD-së reaguan duke thënë se ata që bllokuan rrugën ishin banorë. Edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, kërkoi lirimin dhe para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier pati një protestë deri në lirimin e të ndaluarve.
Përmbytje në Mitrovicë, lumi Sitnica del nga shtrati
Lumi Sitnica ka dalë jashtë shtratit në qytetin e Mitrovicës duke përmbytur qindra hektarë tokë të punueshme dhe disa shtëpi buzë brigjeve të saj.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Musa Dragaj, tha se uji ka depërtuar në pesë shtëpi afër tregut të bagëtive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në orendi shtëpiake, serra, ushqim për kafshë etj.
Ndërsa në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë, sipas Dragajt, Sitnica ka përmbytur 11 shtëpi duke shkaktuar dëme.
Kosovarët në Hungari, kryebashkiaku i Asotthalom: Të ndërtojmë gardh në kufi
Vendi ku ata kalojnë kufirin çdo ditë është një fshat i shpërndarë me mbi 60% të hapësirës me male. Një pjesë e qytetarëve i ndihmojnë, kurse të tjerët kanë frikë nga ata. Kryetari i komunës Asotthalom, Laszlo Toroczka, konsiderohet si pjesa më radikale e tyre. Ai thotë se emigrantët lënë shumë mbeturina dhe natën ndodh që ndezin zjarre. Sipas tij, është rrezik në dimër pasi ka raste kur njerëzit vdesin, por mediat dhe policia nuk raportojnë për këto.
Gjika do i nënshtrohet koronarografisë. Gjykata e Vlorës i ndryshon masën e sigurisë
Gjika ndodhet i shtruar në një spital privat të kryeqyetit, i ruajtur nga forca sigurie, pasi është i akuzuar për shpërdorimin detyre.
Seanca gjyqësore ndaj tij, që po kryhej në ambientet e spitalit, është shtyrë fillimisht, sepse me të filluar procesi, i pandehuri Gjika ka pasur sërish shqetësime dhe mjekët kanë kërkuar ndërprerjen e seancës gjyqësore që po zhvillohej në spital.
Plani i solidaritetit, ndihma me regjistër ndaj familjeve. Rama: Javën e ardhshme, pagesë online për energjinë
Në magazinën në fjalë vijon të realizohet shpërndarja në kohë e ndihmave bazuar mbi një regjistër individësh dhe familjesh, por edhe nevojash specifike, ndërsa ndihmat vijnë nga rezervat e shtetit bashkëngjitur ato të sipërmjarrjes dhe biznesit.
Manskuri, situata nën kontroll
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ai i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, kanë inspektuar Ujëmbledhësin e Manksurisë, ku ndërhyrjet në sistemin e shkarkimit dhe ndihma teknike e siguruar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës po çojnë drejt stabilizimit të gjendjes.
Thaçi: Brukseli të liberalizojë vizat. Nisma: Kjo është një shpërngulje e dhimbshme
“Gjithsesi, duhet më tepër ‘edukim’ në këtë fenomen nga lidershipi i Kosovës, që qytetarët tanë të mos mashtrohen, duke u larguar dhe lëshuar Kosovën. Me një shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë në qendrat e azilantëve nëpër Evropë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Agjencinë INA.
Gjika le spitalin e Vlorës, transferohet në spitalin e burgut në Tiranë
Dalja nga ambientet e spitalit eshte shoqeruar nga forca policore dhe ato te paraburgimit Vlore, si dhe familjare te shumte qe kane qendruar edhe gjate gjithe naten prane spitalit. Nderkohe burime nga Prokuroria e Vlores bejne te ditur se se shpejti pritet te vendoset edhe masa e sekuestros ndaj pallatit per te cilin eshte ngritur akuza.
Nderkohe qe vete Gjika ende nuk eshte marre ne pyetje dhe kjo duket se nuk do te ndodhe deri ne permiresimin e gjendjes se tij shendetesore.
"Shqipëria solidare”, biznese, organizata dhe individë japin ndihma
Duke e quajtur këtë solidaritet si një vlerë të posaçme dhe vlerësuar maksimalisht, këtë angazhim të komunitetit të biznesit, Rama tha se tani “futemi në fazën e dytë të kësaj situate për kurimin e plagëve", ku sipas tij “nuk do të mungojë edhe mbështetja ndërkombëtare”.