Gjika le spitalin e Vlorës, transferohet në spitalin e burgut në Tiranë

Postuar në 07 Shkurt, 2015 11:30

Dalja nga ambientet e spitalit eshte shoqeruar nga forca policore dhe ato te paraburgimit Vlore, si dhe familjare te shumte qe kane qendruar edhe gjate gjithe naten prane spitalit. Nderkohe burime nga Prokuroria e Vlores bejne te ditur se se shpejti pritet te vendoset edhe masa e sekuestros ndaj pallatit per te cilin eshte ngritur akuza. 

Nderkohe qe vete Gjika ende nuk eshte marre ne pyetje dhe kjo duket se nuk do te ndodhe deri ne permiresimin e gjendjes se tij shendetesore.

Kryebashkiaku Gjika u arrestua mesditen e te premtes ne banesen e tij ne Vlore pas nje akuze te Prokurorise mbi shperdorim e detyres per dhenien e nje lejeje ndertimi per nje pallat 11-katesh ne qytetin bregdetar. Ne pranga perfunduan edhe drejtoresha e Drejtorise se Planifikimit te Territorit ne kete bashki, Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Harxhi. 

Vetem pak ore pas arrestimit Gjika ka shfaqur shenja te perkeqesimit shendetsor, me dhimbje te forta ne gjoks dhe tension te larte, gje qe i ka detyruar autoritetet ta dergojne ne spitalin rajonal ku eshte mbajtur ne survejim gjate gjithe nates. Me permiresimin disi te gjendjes se tij shendetesore, mjeket e kane nisur drejt spitalit te burgut Tirane per nje trajtim me te specializuar.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.