Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama në Bukuresht: Rumania ta njohë Kosovën
Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij zyrtare që po zhvillon këtë të premte në Rumani, u prit në një takim nga homologu, Victor Ponta.
Pas takimit, dy kryeministrat dolën në një konferencë për shtyp, prej nga ku Rama, duke vlerësuar se Rumania është një vend mik i yni, shtoi se niveli i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes dy qeverive është shumë i mirë.
Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të IKMT: Kam zbatuar vetëm ligjin
Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Bime i ka cilësuar krejtësisht të pabaza dhe të pavërteta akuzat e IKMT, ndërsa ka theksuar se gjatë gjithë punës së tij si kryebashkiak është udhëhequr vetëm nga ligji.
“Ne disponojmë gjithë dokumentacionin ligjor që provon punën dhe veprimtarinë e bashkisë, të mbështetur mbi rregullat dhe rregulloren e legjislacionit në fuqi. Të gjithë dokumentacionin jemi të gatshëm t’ia vëmë në dispozicion IKMT dhe prokurorisë. Jam i sigurt se në të gjithë punën dhe veprimtarinë tonë jemi udhëhequr nga respektimi maksimal i ligjit”, tha Bime.
Doshi: Koha për ndryshime në Qeveri
"Në mbledhjen e grupit shpreha mendimin e bazës. Por, kolegët e mi nuk duhet ta kishin bërë publike atë që thashë në mbledhjen e grupit", tha Doshi.
Në mbledhjen e një dite më parë të grupit kuvendor socialist, Doshi shprehu shqetësimin se disa ministra të kabinetit Rama vijojnë ende të mos jenë bashkëpunues me deputetët.
/ Top Channel
5 prioritetet për negociatat, Fleckenstein mbron raportin në PE: Reformat në Shqipëri janë ambicioze
Zëvendëspresidenti i grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, mbrojti draftin e paraqitur për Shqipërinë në Komitetin e Jashtëm, ku vendi nxitet për të përmbushur 5 prioritetet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, por pa propozuar ndonjë datë.
Raportuesi rrëfeu se kishte marrë shumë ankesa për administratën publike, të cilat ia ka përcjellë Avokatit të Popullit.
Kisha Katolike në Elbasan: Nishani të kërkojë falje
Ky komunitet ka shprehur indinjaten per deklarata e presidentit ne 'Top Story', duke i kerkuar ketij te fundit te qendroje ne poziten qe i takon, si Presidenti i gjithe shqiptareve.
Rama: Ta bëjmë rajonin më të denjë për BE-në
Ministrat e Jashtëm të 13 vendeve të Europës Juglindore po zhvillojnë në Tiranë samitimin e SEECP-së.
Në fjalën e hapjes, Kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet bërë më i denjë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
"Shqipëria është një partner i rëndësishëm për rajonin. Bashkëpunimi në Evropën Juglinore është i rivitalizuar", u shpreh Rama. Sipas tij, duhet patur më shumë vëmendje ndaj sfidave të sigurisë.
/ Top Channel
Plani i Greqisë mbërrin tek Eurogrupi, kreditorët vendosin në mbrëmje
“Lista mbërriti në kohë”, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Tani duhet që kreditorët ndërkombëtarë të aprovojnë listën në fjalë për t’i siguruar Greqisë zgjatjen me 4 muaj të periudhës së huadhënies.
Në këtë listë përfshihen masa me vlerë 7.5 miliardë euro që kanë të bëjnë me përballimin e krizës humanitare, si dhe me reformat me karakter financiar që përfshijnë: një sistem të drejtë tatimi, luftë ndaj evazionit fiskal, korrupsionit, kontrabandës së cigareve dhe karburanteve, rikonstruksioni i sektorit shtetëror dhe lufta ndaj burokracisë.
Gjirokastër, gruaja godet me thikë për vdekje bashkëshortin
Një tjetër rast krimi brenda familjes është shënuar gjate orëve të para të së dielës në qytetin e Gjirokastrës, ku një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Nga burimet paraprake të policisë janë mësuar identitetet e personave të përfshirë në këtë krim, ku 62-vjeçarja Dituri Meni, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kryer aktin fatal ndaj bashkëshortit Flamur Meni, 66 vjeç.
Fushë Krujë, 400 gr tritol një mjeti të parkuar. Çaktivizohet me shpërthim të komanduar
Lënda plasëse u konstatua në gomën e parë, në krahun e shoferit, të automjetit tip fuoristradë BMW, me targa AA 858 IS.
Mjeti në pronësi të shtetasit Durim Bani ishte parkuar afër pallatit të tij, në lagjen “Kastrioti” të Fushë Krujës.
Devijimi i lumit Vjosa në Greqi, ngërçi i ri me Shqipërinë
Vjosa do të sjellë një tjetër përmbytje, këtë herë jo banorësh, por të raporterëve mes Shqipërisë dhe Greqisë nëse i shkohet deri në fund një projekt - ideje të nisur në fqinjin tonë jugor.