Arkiv-Lajme të përditësuara
Çela: Rritëm arkëtimet, në muajin shkurt mblodhëm 73 milionë dollarë
Kreu i OSHEE-së, Ardian Çela ka deklaruar këtë të mërkurë se muaji shkurt ka shënuar një tjetër rritje të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve të energjisë në rrjet.
“Muaji shkurt shënon një shifër rekord me dyfishim të të ardhurave krahasuar me muajt e tjerë, duke arritur në 7.3 miliardë lekë, një rritje prej 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa humbjet në shkurt janë 31.8%, një reduktim me 10.3% krahasuar me shkurt 2014”, deklaroi Çela.
Ambasada Amerikane: Lista me deputetët “non grata”, një trillim
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas publikimit të një liste në gazetën ‘Rilindja Demokratike’. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ambasada sqaron se “artikulli i botuar fillimisht në gazetën ‘Rilindja Demokratike’ ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar 'non grata' nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim”.
Tiranë, krim i trefishtë në familje
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Emiljano Rustemi, i cili ka hapur zjarr me një armë të tipit kallashnikov ndaj familjarëve të tij.
Sipas burimeve, për momentin nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, por mësohet se çifti Emiljano dhe Izaura Rustemi, prindër të tre fëmijëve, ishin në proces divorci.
Dy nga viktimat, Ëngjëllushe Shaqiri dhe vajza e saj Izaura ishin të moshave 58 dhe 29 vjeç, saktësojnë më tej burimet.
Itali, goditet grupi shqiptar i drogës, 17 në pranga
Lajmin e bëjnë të ditur mediat nga vendi fqinj, sipas të cilave agjentët kanë zbatuar urdhër-arreste për 17 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas burimeve mediatike, arrestimet janë kryer në qytete të ndryshme të Italisë si Romë, Areco, Rexho Emilia, Raguza dhe Leçe.
Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, janë sekuestruar 30 kilogramë kokainë dhe 2 tonelata marijuanë.
35 vjet burg për vrasje të katërfishtë Kostandin Xhuvanit
Trupi gjykues ka refuzuar lirimin e tij me kusht duke pohuar se dënimi do të kryhet i plotë.
I pandehuri gjatë procesit kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, duke i shpëtuar kështu burgimit të përjetshëm të kërkuar disa herë nga akuza.
Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS, Luiza Xhuvani, vrau 4 persona mbremjen e 4 nëntorit të vitit të kaluar në ambjentet e një klubi nate.
/ Top Channel
Berisha dëshmon në Prokurori. Ish-kryeministri: Meta të japë dorëheqjen
“Thelbi i dëshmisë nuk dekonspirohet në mënyrë absolute nga unë. Unë jam besnik i ligjit”, tha Berisha.
I thirrur në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjen, siç ka pohuar në Parlament, zoti Berisha mohoi të ketë lidhje me personat e përfshirë. Ajo që kërkoi me këmbëngulje për të ndihmuar hetimin ka qenë dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Mustafa, vizitë në Tiranë. Takim me Ramën për mbledhjen e qeverive
Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga homologu shqiptar, Edi Rama.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama tha se me zotin Mustafa kishte biseduar për të hedhur hapa të mëtejshëm e të rëndësishëm në bashkëpunimin dypalësh, si dhe për bashkërendimin e forcave drejt integrimit në BE.
Demokratët braktisin sërish Komisionin e Ligjeve
Deputeti Oerd Bylykbashi tha se Parlamenti nuk mund të vazhdojë punën pa u zgjidhur çështja e akuzave të Tom Doshit ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta: “Kemi të bëjmë me akuzat më të rënda për kreun e Kuvendit, Parlamenti nuk mund të vazhdojë pa u zgjidhur kjo çëshjte.”
Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, deklaroi se një kërkesë e tillë është absurde kur ka një hetim që po vazhdon nga organet e drejtësisë.
Pas kësaj, deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Komisionit të Ligjeve, ashtu siç bënë edhe javën e kaluar.
Rama kundër Ristanit e Palokës: Fund politikës që jeton me shpifje
“Njoh akuzues që jetojnë si shpifës profesionistë. Ka ardhur koha t’i japim fund politikës që jeton me shpifje. Publiku po përmbytet përditë nga shpifje monstruoze. Opinioni po çoroditet dhe Shqipëria po turpërohet në sytë e opinionit ndërkombëtar. Do të bëj gjithçka kam në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë mes individësh që bëjnë mirë dhe atyre që e shikojnë politikën si mundësi për të bërë keq”, deklaroi kryeministri pas daljes nga Gjykata e Lartë pas seancës me Arben Ristanin.
Shkodër, përplasje me armë; 1 e vdekur dhe 2 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e natës së të shtunës, në një lokal nate në Kryebushat të Shkodrës, ku një femër është vrarë me armë zjarri dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë, pas një shkëmbimi zjarri.
Viktima është shtetësja Elsa Tusha, 20 vjeçe, ndërsa dy të plagosurit janë shtetasit Paulin Ndoja, 34 vjeç, nga fshati Narac, dhe Selim Aleti, 56 vjeç, nga fshati Bërdicë.