Arkiv-Lajme të përditësuara
Sociologët: Kumari po shkatërron shoqërinë, mbështetje ligjit
Të prekur nga sëmundja e pasionit.Keshtu i kanë cilësuar sociologët, të gjithë ata persona, të cilët kanë varësi nga lojërat e fatit, të cilat gjenden në çdo lagje të Shqipërisë. Janë me mijëra qytetarë, të cilët vërtiten rreth ketyre lojërave, me shpresën se do të gjejnë fatin e tyre.
Por me se shumti pritja e tyre kthehet ne nje gracke te madhe ekonomike dhe sociale, qe rendon direkt ne familjet e tyre.
Mblidhet Këshilli i Mandateve, Doshi kërkon kohë, Frroku nuk komenton
Rreth orës 17:00 ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë, me objekt shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e autorizimit për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Ky Këshill drejtohet nga kryetari i Kuvendit, por në kushtet kur Ilir Meta është i akuzuar prej deputetit Doshi se qendron pas një tentative për ta vrarë, kreu i Kuvendit është tërhequr nga drejtimi dhe mbledhja kryesohet nga nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule.
Magjia e qiellit, të gjithë me sytë lart…
Eklipsi diellor u pa në shumicën e Europës, përfshirë Shqipërinë. Eklipsi në kryeqytet nisi në orën 09:40 dhe kulmi i tij ishte në orën 10:42, kur Hëna arriti në pikën maksimale të mbulimit të Diellit në vendin tonë.
Eklipsi përfundoi në orën 11:52, kur dhe Hëna u largua përfundimisht nga sipërfaqja e Diellit.
Durrës, alarm fals për bombë në gjimnazin “Naim Frashëri”
Alarmi u dha mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, para nisjes së procesit mësimor. Me të marrë njoftimin se në derën e shkollës së mesme “Naim Frashëri” ndodhej një pako e dyshimtë me një celular mbi të, forcat lokale të policisë kanë bërë rrethimin e zonës për të mbajtur larg nxënësit dhe mësuesit e saj.
Nafta, mosmarrëveshjet me Greqinë shtyjnë kontratën me kompaninë britanike
Fillimisht marrëveshja është firmosur nga palët më datë 4 shtator të vitit 2006 dhe që është ratifikuar nga qeveria rreth një vit më pas, më 8 gusht.
Hahn: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e qartë, s’ka ndikime nga faktorë të jashtëm
Tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë ishte çështja e parë që u diskutua gjatë këtij takimi, e që zgjati rreth 45 minuta. Ministrja Gjosha e informoi Komisionerin Hahn për detaje të agjendës së tryezës me të gjithë aktorët, që do të mblidhet në datë 24 mars.
Rama: Dritan Hoxha, pioner i teknologjisë dixhitale në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, që në fillim të fjalës së tij në tryezën “Komunikimi dixhital- shfrytëzimi maksimal i spektrit; mundësitë dhe sfidat”, theksoi se themeluesi i kompanise Top Media, Dritan Hoxha, është pioneri i kësaj teknologjie në vendin tonë.
"Shqipëria, - tha Rama, - është një vend i vogël ku infrastruktura dixhitale u mundësua nga Dritan Hoxha".
Nafta, “beteja” shqiptaro-greke. Mbivendosje e zonave të kërkimit në detin Jon
Dy ditë më parë, Kryeministri Rama tha se janë 13 blloqe të lira për kërkime nafte dhe gazi në tokë edhe në det. Mes tyre është blloku ‘Joni 5’ , ku zona naftëmbajtëse përkon me pjesën më të madhe në detin Jon, në jug të vendit në kufi me Greqinë. Harta e risjell edhe njëherë në axhendën e ditës së qeverisë shqiptare ka ekzistuara prej kohësh, por prej kohësh është përcjellë nga njëra qeveri në tjetrën.
Raporti i DASH: Shqipëria, vend-burim i rëndësishëm marijuane
Sipas edicionit online të “Zërit të Amerikës”, në raport thuhet se sasia e drogës së kapur dhe numri i arrestimeve u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2014.
Kjo u arrit si rezultat i shtimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me partnerët rajonalë, veçanërisht me policinë italiane, si dhe rritjes së angazhimit për të luftuar prodhimin e drogës dhe trafikimin e saj nga autoritetet politike dhe ato të rendit të Shqipërisë, që çuan në rritjen e madhe të operacioneve në mbarë vendin, thotë më tej raporti.
Berisha: Revolucioni demokratik paqësor, përgjigjja vendimtare
"Ilir Meta ka frikë nga arrestimi. Ai nuk po bën detyrën më minimale: të paraqitet para prokurorisë", tha Berisha.
Ish-kryeministri theksoi, se në situatën e krijuar, revolucioni demokratik paqësor është përgjigjja vendimtare për sigurinë e çdo njeriu në vend.