Nafta, “beteja” shqiptaro-greke. Mbivendosje e zonave të kërkimit në detin Jon

Postuar në 19 Mars, 2015 05:55

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama tha se janë 13 blloqe të lira për kërkime nafte dhe gazi në tokë edhe në det. Mes tyre është blloku ‘Joni 5’ , ku zona naftëmbajtëse përkon me pjesën më të madhe në detin Jon, në jug të vendit në kufi me Greqinë. Harta e risjell edhe njëherë në axhendën e ditës së qeverisë shqiptare ka ekzistuara prej kohësh, por prej kohësh është përcjellë nga njëra qeveri në tjetrën.

“Harta e kompletuar tërësisht mund të datojë rreth vitit 1988, sepse diku nga viti 1985 apo 1986 është krijuar një drejtori e posaçme e hidrokarbureve që do të merrej me negocimin e këtyre kontratave koncesionare për naftën dhe gazin, të cilat mbeten të veçanta në të gjithë botën. Kjo hartë është bërë publike që në atë kohë, duke respektuar kufijtë ujorë të Shqipërisë”, ka thënë më 28 prill të vitit 2010 ish-zëvendësministri i Energjisë, Pajtim Bello.

Megjithëse, që prej vitit 1988 kaluan shumë kohë, u duk se kërkimet po merrnin udhë, rreth 8 vjet më parë, kur qeveria shqiptare e asaj kohe arriti të kishte edhe një marrëveshje paraprake me një kompani të huaj dhe pritej që të nisnin edhe kërkimet. Aq konkrete u bë kjo nismë saqë zgjoi edhe pretendimet e palës greke, të cilët rreth dy vjet më pas iniciuan një masterplan për kërkimet e naftës në ujërat detare.

“Top Channel” ka arritur të sigurojë 13 koordinatat e sakta që kufizojnë zonën naftëmbajtëse në jug të vendit, e cila nis nga cepi i Gadishullit të Karaburunit e përfundon në skajin më jugor të Shqipërisë. Një sipërfaqe në tërësi prej 2400 kilometra  katrorë.

Edhe qeveria greke bëri publike 20 blloqet e saj, të cilat do të jepen me koncesion për kërkimin e naftës në det.

Top Channel ka siguruar po ashtu dhe koordinatat e sakta të ‘Bllokut 1’ në kufirin detar me Shqipërinë, pranë ishullit të Korfuzit. Ky bllok është  i shtrirë në një sipërfaqe prej 1801 km katrorë.

Por të dyja blloqet kanë mbivendosje në një sipërfaqe prej rreth 26 km katrorë.

Po ndërsa blloku shqiptar ndodhet brenda ujërave territoriale shqiptare, ai grek është i përcaktuar sipas pretendimit për një kufi të ri ujor me Shqipërinë, për të cilin tentoi të kishte një marrëveshje, por që u rrezua nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

Edhe pse kufiri është i përcaktuar dhe kjo nuk ka dyshime me sa duket, ky pretendim i grekeve, për kufirin po mban peng edhe kërkimet në ujërat shqiptare. Ky spostim në kohë  i kërkimeve për naftë në ujërat territoriale shqiptare, për shkak të pretendimit grek nuk është konfirmuara zyrtarisht nga autoritet shqiptare .

Por koha kur ishin parashikuar kërkimet përkon me kohen kur qeveria greke ngriti pretendimin e një kufiri të ri me Shqipërinë, i cili na çon më në thellësi të ujërave shqiptare duke e zvogëluar atë. Top Channel do të sjellë në vijim pretendimet  e kompanisë që ishte përcaktuar për të kërkuar naftë në ujërat shqiptare, për të zbardhur më shumë arsyet e këtyre vonesave. / Top Channel

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

pa e ndryshuar po sjell si komnet një replikë që sapo bëra në gazetën tema!!meqë është i njëjti lajm por jo i njëjti person me të cilin kam replikuar!!

“eshte nje levizje e zgjuar strategjike e Edi Rames”
pilo mos harro se kjo që thua ti dhe që rama ka bërë është në thikë me dy presa!!
pavarsisht se ti je në mbështetës i ramës,në nivelin e Alpinit të berishës,duhet të kesh disa fakte parasysh!!
-rama denoncimin e paktit detar nuk e bëri sepse iu dogj bytha,por thejsht për dy arsye!!
_i mbeti dopjo gjashta në dorë nga pashai
_deshte të godiste berishën,se për ato që tha e denoncoi pashai asqë e kishte vënë ujin në zjarr!!
-ishte rama që në fund të 2012 i kërkoi berishës që të riniste bisedimet me palën greke!!gjë që nuk e hëngri saliu!!këtë radhë i çmënduri ja la pataten e nxehtë në dorë ramës!!ai,sali berisha po pret këtë lëvizje të ramës!!fillimin e bisedimeve me palën greke për ta sulmuar!!
-ramës i duhet një shkak për të filluar,rifilluar bisedimet!!këtyre bisedimeve ai do ti vërë pak “kos për të mos u dukur si e .ime”!dhe kosi është “dëshira për të nxjerrë naftë”!!”dëshira për ti dhënë një shtysë shtetit në drejtimin e koncensioneve të naftënxjerrjes”!
që dhe kjo nuk është e vërtetë!!
ai kërkon të shesë albperolin!ka një mungesë të madhe në vjeljen e fitimeve nga koncensionet që janë në prodhim e sipër dhe ska bërë asgjë për atë që tha deri dje në opozitë!!e kam fjalën për përqindjet,potuajse inegzistente,të fitimit nga koncensionet e dhëna nga berisha!!
prandaj të them o pilo është thikë me dy presa!
saliu e shiti detin vetëm për pushtet të tije dhe për një gjoja mbështetje të greqisë për në BE!?
rama nuk e di përse po e bën!?është shumë i dyshimt në këtë rast!
ai pretendon se do të jepen në koncension,por ska asnjë kompani që të ketë kërkuar!!
ti thua se ato,kompanitë të ndihmojnë!?
por pilo ke harruar se në këtë betejë janë tre palë!!
shqipëria,greqia dhe kompania!!
je i sigurtë se kompania do të anojë në krahun tonë??
je i sigurtë se nuk do të anojë në krah të gërkut??
një shëmbull po të jap!!fare të thejsht!!
VETË POLITIKANËT TANË PO ANOJNË NË KRAH TË GREKUT o piiiilo!!
hapi sytë dhe mos u bëj alpinisti i radhës!!!
shikoji pak më të lidhura faktet!vëre në punë kujtesën dhe mos harro o bën sikur ke harruar ngjarjet!!ndoshte ti je mbështetës i ramës,por mos harro se ti je populli je shqipëria dhe ti e unë duhet ta kontrollojmë të mos ta lëmë të na shesë!!
duhet të jemi të gjithë myslym pashaj dhe jo të bëjmë gam gam vetëm pasi të ketë plasur bomba!!"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.