Tiranë, krim i trefishtë në familje

Postuar në 10 Mars, 2015 04:28

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Emiljano Rustemi, i cili ka hapur zjarr me një armë të tipit kallashnikov ndaj familjarëve të tij. 

Sipas burimeve, për momentin nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, por mësohet se çifti Emiljano dhe Izaura Rustemi, prindër të tre fëmijëve, ishin në proces divorci. 

Dy nga viktimat, Ëngjëllushe Shaqiri dhe vajza e saj Izaura ishin të moshave 58 dhe 29 vjeç, saktësojnë më tej burimet. 

Ndërkohë, fëmijët e çiftit janë marrë nën kujdestari menjëherë pas ngjarjes për shkak të moshës së vogël. 

Paraditen e së dielës, tre fëmijë të mitur në Shkodër mbetën jetimë për shkak të një vrasjeje në rrethana të ngjashme të prindërve të tyre.  

/ Top Channel

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.