Ambasada Amerikane: Lista me deputetët “non grata”, një trillim
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas publikimit të një liste në gazetën ‘Rilindja Demokratike’. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ambasada sqaron se “artikulli i botuar fillimisht në gazetën ‘Rilindja Demokratike’ ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar 'non grata' nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim”.
“Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë. Ne përsërisim deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
/ Top Channel
Add new comment