Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama-Meta, takim në Kryesinë e Kuvendit
Për takimin që zgjati rreth një orë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar se për çfarë është biseduar.
Takimi Rama-Meta, vjen pas situatës së krijuar nga deklaratat bombastike të deputetit Tom Doshi. Sipas tij, Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të një deputeti tjetër. Ndërsa pas kësaj akuze, Meta kërkoi që organet e drejtësisë të zbardhin çështjen, ndërsa bëri publik, skenarin e vërtetë, sipas Metes, në bazë të të cilit ish-Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet kunatit të tij Agim Rama ka porositur vrasjen e Doshit dhe demokratit Mëhill Fufi, me qëllim destabilizimin e vendit.
Kryeparlamentarja serbe në Tiranë, Meta: Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, faktor i rëndësishëm
Maja Gojkoviç është e para kryetare e Parlamentit të Serbisë, e cila viziton Tiranën. Serinë e takimeve në vendin tonë ajo e nisi me homologun Ilir Meta.
Në përfundim të takimit, Meta tha se kjo vizitë i shërben intensifikimit të mardhënieve Shqipëri-Serbi.
Rama pret kryeprokurorin Llalla në Kryeministri
Takimi, që u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë, vjen në një moment të trazuar politik. Ka të dhëna se në takim ka qenë edhe kryeparlamentari Ilir Meta, por ato mbeten ende të pakonfirmuara.
Një ditë më parë, deputeti Tom Doshi, tashmë i përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, në një deklaratë publike akuzoi kryeparlamentarin Ilir Meta se ka dhënë urdhër për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mëhill Fufi.
"Për këtë, kam vënë në dijeni Kryeministrin, por edhe kryeprokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorin e Krimeve të Rënda", theksoi Doshi.
Rusia përcjell Nemtsov; Kremlini kufizon pjesëmarrjen e politikanëve të huaj
Varrimi paraprihet nga një ceremoni publike në qendrën e të drejtave të njeriut Andrei Sakharov, ku mijëra qytetarë po bëjnë homazhet e tyre para arkivolit me trupin e të ndjerit.
Figura të ndryshme politike të huaja dhe ruse janë ndaluar të marrin pjesë në varrim. Mes tyre, Bogdan Borusewicz, kryetar i Senatit polak që do të udhëhiqte një delegacion nga vendi i tij, por që iu mohua viza.
Administrata ruse deklaroi se ai ndodhet në listën e zyrtarëve polakë të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për shkak të sanksioneve të Perëndimit.
Llalla udhëron hetim për Tom Doshin
Në një njoftim për media, Prokuroria bën të ditur se ka ftuar deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast.
"Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli", thuhet në njoftimin zyrtar. / Top Channel
Obama: Irani duhet të ndërpresë së paku për një dekadë veprimtarinë bërthamore
Në një intervistë për “Reuters”, Obama tha gjithashtu se situata aktuale të lë të kuptosh që arritja e një marrëveshje të tillë do të jetë e vështirë.
Në një fjalim që do të mbajë në Kongresin amerikanë ditën e martë, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të kundërshtojë këtë marrëveshje, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Por Obama tha se Kryeministri izraelit gaboi vitin e kaluar, kur ai kundërshtoi marrëveshjen e përkohshme të arritur me Iranin.
“Gjatë kësaj periudhe ne kemi parë se Irani nuk po i përmbahet marrëveshjes në lidhje me programin”, tha Obama
Zeqaj: Nuk rikandidoj për Bashkinë e Fierit
Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj shuan zërat dhe aludimet për një kandidim të katërt në bashkinë e këtij qyteti.
Pasi firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me kreun e bashkisë së Janinës, Zeqaj i është përgjigjur pyetjes për dorëheqjen e tij se kjo do të ndodhë në qershor. Me këtë deklaratë kryebashkiaku i Fierit sqaron se nuk do të japë dorëheqjen tani, por as nuk do të rikandidojë.
Mitrovicë, shpërthim në një subjekt privat, dëme materiale
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të shtunën në mëngjes në veri të Mitrovicës, duke shkaktuar dëme materiale, por jo lëndime në njerëz.
Sipas njoftimeve paraprake, shpërthimi ka ndodhur pranë një subjekti privat, dhe për pasojë janë thyer xhamat e ndërtesës, banesave aty pranë dhe disa mjeteve të parkuara në zonë.
Policia thotë se mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore e llojit M75.
Sipas mediave kosovare, kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje më një grindje masive që përfshiu banda nga Mitrovica dhe Zveçani.
SHBA, shmanget mbyllja e sigurisë, Kongresi zhbllokon fondet
Ligjvënësit amerikanë zgjatën me një javë financimin për sigurinë e brendshme duke shmangur një mbyllje të pjesshme të disa shërbimeve për shkak të mungesës së buxhetit.
Marrëveshja afatshkurtër kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve duke marrë 357 vota pro dhe 60 kundër. Më parë edhe Senati kishte dhënë dritën jeshile.
Presidenti Barack Obama firmosi menjëherë ligjin që u garanton 250 mijë punonjësve të sigurisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara pagesën gjatë periudhës që republikanët dhe demokratët në Kongres diskutojnë një marrëveshje afatgjatë.
Sulmet kibernetike në krye të listës së kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara
Sulmet kibernetike nga qeveritë e huaja dhe nga individë të ndryshëm janë vënë në kryes të listës së kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara nga agjencitë amerikane të zbulimit.
“Sulmet kibernetike do të dëmtojnë konkurrencën ekonomike dhe sigurinë kombëtare në SHBA”, tha, drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper. Në një raport të lëshuar nga zyra e tij thuhej se, ushtria ruse ka ngritur një komandë kibernetike për të kryer sulme. Gjithashtu raporti përshkruan Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut si kërcënimet kryesore.