Arkiv-Lajme të përditësuara
PD: Tahiri po humb pushtetin e drogës dhe trafiqeve
Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, partia e madhe e opozitës ka deklaruar se, deklaratat e Tahirit janë shenjat se atij dhe shefave të tij po u dalin lidhjet me krimin jashtë kontrollit.
Çështja “Doshi”, nis pyetja e zyrtarëve të Policisë
Numri dy i Policisë Shqiptare qëndroi para grupit të hetimit për gati një orë. Burimet shpjeguan, në rrugë jozyrtare, se kryepolici Çako është pyetur nëse e kishte takuar apo jo deputetin Tom Doshi dhe Durim Bamni, ashtu siç edhe deklaroi publikisht ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mësohet në rrugë jozyrtare se Çako është përgjigjur që takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshmë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Studenti shoqërohet në polici, për çantën “Mos prek” te parku “Rinia”
Çanta blu me mbishkrimin “Mos Prek” e gjetur në një prej stolave tek shatërvani pranë parkut “Rinia” alarmoi policinë dhe krijoi shqetësim tek qytetarët për gati 1 orë paraditen e sotme.
Njoftimi kishte mbërritur tek numri 129. Rreth orës 08: 45 minuta u bë rrethimi i zonës dhe policia nisi evakuimin e saj.
Ndërsa forcat xheniere nisën punën për të kryer shpërthimin e kontrolluar gazetari i Ora News, Andi Qosja informoi se një person është shoqëruar në polici.
Prokuroria thërret Berishën: Të hënën hadje dëshmo për Tom Doshin
Prokuroria e ka bërë fakt fletthirrjen për ish-kreyministrin Sali Berisha, duke i kerkuar që të hënën në orën 09:00 të paraqitet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të rrëfyer gjithçka di mbi çështjen Tom Doshi.
Kërkesa e prokurorisë është depozituar në kryesinë e vendit, ndërkohë që ish kryeministri është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, referuar dhe deklarimeve dhe akuzave publike të bëra në sallën e parlmentit.
Tahiri- Berishës: Provo se nuk je sponsori i filmit të shëmtuar. Shko në prokurori mos u fsheh si mi
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë e nuk i druhet përballjes së PD-së as në prokurori dhe as në gjykatë, por shkallëve të këtij institucioni duhet t’i ngjitet edhe Sali Berisha
“Ky trim që ka 25 vjet që hiqet si kreshniku i maleve dhe që u fsheh si mi në këpucën e policisë kur prokuroria hapi 21 janarin –sipas Saimir Tahirit- ka frike të shkojë ne prokurori edhe si person në dijeni për ngjarjen, lërë me pastaj si dëshmitar apo mos pyet fare si akuzuar!
Berisha shko të hënën në prokoruri, LSI: Ose “të çojmë për zhelesh”
Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje ish kryeministrit Sali Berisha të shkojë në prokurori me vullnetin e tij për të dëshmuar si person i thirrur dhe që ka dijeni në lidhje me “komplotin e vrasjes” të denoncuar nga deputeti Tom Doshi ose “do e çojnë për zhelesh”.
Partia Demokratike: Më 12 mars nisin protestat
Të enjten e ardhshme opozita nis protestat në vend. Ky ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dhe drejtuesve të degëve të saj në rrethe.
Mbledhja është mbajtur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, për t’i dhënë dimensionin e një vendimmarrjeje dhe reagimi të menjëhershëm nga ana e opozitës, pas publikimit të akuzave nga deputeti Doshi.
Protesta e 12 marsit në Tiranë do të ketë kërkesën kryesore largimin e Ilir Metës nga detyra, pas akuzave që bëhen ndaj tij për porositjen e vrasjes së dy deputeteve.
Meta dëshmon: Ballafaqohem me Doshin e Berishën. Toma vetë është antiprovë
Pas daljes, Kryetari i Kuvendit tha se është i hapur për një hetim të plotë të të gjithë çështjes dhe ripërsëriti qëndrimin se videoja është një sajesë, duke e cilësuar atë “video të Tomës për Tomën”.
Meta tha se ishte i gatshëm që, nëse prokurorët e shohin të arsyeshme, të ballafaqohet me dy akuzuesit e tij, deputetin Doshi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Tom Doshi në Top Story: Për atentatin më njoftoi Mark Frroku. S'kam armik tjetër në Shqipëri, përveç Ilir Metës
Intervista e plotë
Sokol Balla: Zoti Doshi, unë sapo pashë videon që ju keni regjistruar me vrasësin me pagesë të pretenduar nga ju dhe të paguar sipas vrasësit dhe sipas jush nga Ilir Meta dhe një plani vënë në ekzekutim nga një seri emrash që i përmendi edhe Ministri Saimir Tahiri gjatë konferencës për shtyp. Desha që, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, kjo është një video e regjistruar nga ju, Durim Bami a ka qenë në dijeni se biseda po regjistrohej?
Deputeti Tom Doshi: Po, ka qenë.
Ambasadori amerikan takon Presidentin Nishani
Takimi u zhvillua në Presidencë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë është biseduar. Ambasadori dhe Nishani zhvilluan takimin, në një kohë të trazuar të politikës shqiptare, pas akuzave të rënda të Tom Doshit, që shkaktuan reagime dhe përplasje të ashpra në dy kampet, maxhorancë dhe opozitë.
Një ditë më parë, ambasadori Lu dhe ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Vlahutin takuan në një prej zyrave të Unionit, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
/ Top Channel