Berisha shko të hënën në prokoruri, LSI: Ose “të çojmë për zhelesh”

Postuar në 07 Mars, 2015 11:27

 Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje ish kryeministrit Sali Berisha të shkojë në prokurori me vullnetin e tij për të dëshmuar si person i thirrur dhe që ka dijeni  në lidhje me “komplotin e vrasjes” të denoncuar nga deputeti Tom Doshi ose “do e çojnë për zhelesh”.

Sot, në ditën e 7 Marsit, nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani doli në një deklaratë për median për ti kujtuar sipas tij mësimin që nxënësi shembullor, por me sjellje të keqe Sali Berisha nuk e ka mësuar ende: Të shkojë në prokurori për të dëshmuar dhe rrëfyer për vrasjen që deklaroi se e dinte 3 muaj me parë dhe nuk i bëri përshtypje.

Kjo për Manjanin i cili renditi 3 mësimet që duhet të dijë Berisha, ish aleati i tyre në qeverisjen para 23 qershorit 2013, ka një domethënie: Ose Sali Berisha e kish kurdisur vrasjen ose kish kurdisur sajesën”.

Deklarata 

Ylli Manjani “Ai që na nevojë të mësojë më shumë sot është Sali Berisha i cili ka 20 vjet e kusur që refuzon të mësojë mësimin nr 1 që ligji është mbi të gjithë përfshi edhe atë vetë.

Një mësim shumë i rëndësishëm, vënë në kontekstin, si në opinionin publik tha se e dinte që dy deputetë të parlamentit do të vriteshin e nuk i bëri përshtypje. Kjo ka domethënie: Ose zoti Berisha, nxënës i mirë por me sjellje të keqe, e kish kurdisur vrasjen ose kish kurdisur sajesën. Në 20 vjet kurdis, por në çdo rast standardi demokratik është që të kallëzojë një krim.

Nëse nuk e bën mban përgjegjësi penale e dënohet me burg. Neni 300 i Kodit Penal, i dashur Doktor.

Doktori është thirrur dhe për herë të tjera në prokurori. Të hënën në ora 09:00 duhet të shkojë në prokurori.
Mësimi numër 2: Duhet të shkojë me dëshirë, me vullnet të lire. Makinën dhe bodigardët ende ia paguan shteti. S’ka nevojë të ecë në këmbë. Po të dojë edhe të rrëfejë se ka shumë për të rrëfyer.

Ka shumë herë që ai duhet të shkojë por mbi të gjitha të shkojë vullnetarisht. Ky është një mësim shumë i rëndësishëm që të mos shkojmë tek mësimi nr 3, që ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli duhet t’ia tregojë se çdo të thotë të kapin për zhelesh. Ti lërë deklaratat publike të pakonfirmuara ose ti bëjë në prokurori, të gjitha të tjerat janë histori që i takon të zgjedhë” Ora News

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.