Çështja “Doshi”, nis pyetja e zyrtarëve të Policisë

Postuar në 08 Mars, 2015 04:18

Numri dy i Policisë Shqiptare qëndroi para grupit të hetimit për gati një orë. Burimet shpjeguan, në rrugë jozyrtare, se kryepolici Çako është pyetur nëse e kishte takuar apo jo deputetin Tom Doshi dhe Durim Bamni, ashtu siç edhe deklaroi publikisht ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Mësohet në rrugë jozyrtare se Çako është përgjigjur që takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshmë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Edhe numri nje i Policisë, Didi, pritet të pranojë ftesën e prokurorëve për të dhënë ashtu si të tjerët deklaratën e tij, në cilësinë e personit që ka dijeni, si edhe të shpjegojë se çfarë veprimesh ka kryer policia, menjëherë sapo janë vënë në dijeni nga deputeti Doshi se, ndaj tij ishte tentuar të organizohej një komplot për ta vrarë. 

Një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda po i kryejnë këto veprime për llogari të hetimeve të çelura kryesisht pas qëndrimit publik të deputetit Doshi, i cili tha se kishte zbuluar një skenar dhe kishte po ashtu pohimin e shtetasit Durim Bami, si njeriu që ishte kontaktuar për të kryer vrasjen ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi. Ky i fundit do të kalojë pragun e Prokurorisë të hënën, pas një ftese zyrtare që i dërgoi Prokurori. Por përpara Fufit duhet të japë deklaratën e tij ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është ftuar të shkojë në Prokurori, në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.