Tahiri- Berishës: Provo se nuk je sponsori i filmit të shëmtuar. Shko në prokurori mos u fsheh si mi

Postuar në 07 Mars, 2015 11:28

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë e nuk i druhet përballjes së PD-së as në prokurori dhe as në gjykatë, por shkallëve të këtij institucioni duhet t’i ngjitet edhe Sali Berisha

“Ky trim që ka 25 vjet që hiqet si kreshniku i maleve dhe që u fsheh si mi në këpucën e policisë kur prokuroria hapi 21 janarin –sipas Saimir Tahirit- ka frike të shkojë ne prokurori edhe si person në dijeni për ngjarjen, lërë me pastaj si dëshmitar apo mos pyet fare si akuzuar!

Përmes një postimi në Facebook Tahiri i bën thirrje Berishës të shkojë në prokurori të provojë se nuk është sponsori i filmit të shëmtuar  përndryshe do të përballet me fort se kurrë me neverinë e opinionit publik dhe me fuqinë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Tom Doshi akuzoi Ilir Metën se ishte urdhëruesi dhe paguesi i vrasjes së tij dhe të deputetit Fufi. Ministri Tahiri deklaroi se nuk kishte prova dhe se e gjitha ishte një farsë.  Ish kryeministri Sali Berisha kërkon dorëheqjen e Ilir Metës dhe vijimin e hetimeve.

 

Reagimi i Saimir Tahirit pasi PD dorëzoi në Prokurori kallzimin penal ndaj tij si ministër i Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

” Do paraqitet ne Prokurori ky trim qe ka 25 vjet qe hiqet si kreshniku i maleve dhe po kaq qe fshihet si mi?

PD vazhdon thellohet ne bashkefajesine per ngjarjen e provokuar nga akuza pa asnje baze e Tom Doshit. Une nuk ka pasur, nuk kam dhe nuk do te kem asnjehere problem te perballem me PD. Qofte ne prokurori, qofte edhe ne gjykate.

Por sot pyetja me vend eshte: Po Sali Berisha pse i shmanget fteses se prokurorise?!

Ky burre qe ka 25 vjet qe akuzon dhe pergojon gjithe dynjane; Qe ka quajtur vrases dhe hajdut gjysmen e Shqiperise; Qe ka lexuar me qindra here librin e shtepise se cdo kundershtari, nuk ka pasur kurre guximin te shkoje ne prokurori.

Ky trim qe ka 25 vjet qe hiqet si kreshniku i maleve dhe qe u fsheh si mi ne kepucen e policise kur prokuroria hapi 21 janarin, ka frike te shkoje ne prokurori edhe si person ne dijeni per ngjarjen, lere me pastaj si deshmitar apo mos pyet fare si akuzuar!

Por kete here Saliu nuk mund te shmanget duke treguar perralla per kundershtaret dhe duke turrur oficeret e Shqupit me dosje qesharake drejt prokurorise.
Jo, kete here Sali Berisha duhet te provoje se nuk eshte sponsor i filmit te shemtuar!

Dhe kete mund ta provoje vetem duke treguar ne prokurori njerezit qe ai thote se e vune ne dijeni per organizim vrasjesh.

Perndryshe do te perballet me fort se kurre me neverine e opinionit publik dhe me fuqine e Aleances per Shqiperine Europiane.” Ora News

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.