Prokuroria thërret Berishën: Të hënën hadje dëshmo për Tom Doshin
Prokuroria e ka bërë fakt fletthirrjen për ish-kreyministrin Sali Berisha, duke i kerkuar që të hënën në orën 09:00 të paraqitet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të rrëfyer gjithçka di mbi çështjen Tom Doshi.
Kërkesa e prokurorisë është depozituar në kryesinë e vendit, ndërkohë që ish kryeministri është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, referuar dhe deklarimeve dhe akuzave publike të bëra në sallën e parlmentit.
Po ashtu, të hënën në prokurori do të rrëfehet dhe deputeti demokrat Mhill Fufi, për të cilin deputeti Tom Doshi, deklaroi publikisht se ka qënë objektiv për tu eleminuar fizikisht.
Një ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dëshmuan nën cilësinë e personave të akuzuar Kryetari i Parlementit Ilir Meta, Kryeminsitri Edi Rama, dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.
Berisha deklaroi dje se nuk i kishte mbërritur ende asnjë fletëthirrje por nëse do ndodhte ishte i gatshëm të paraqitej.
Ai shtoi se për zbardhjen e “komplotit të vrasjes” së dy deputetëve, të denoncuar nga Tom Doshi nuk do të ketë shanse për sa kohë që Ilir Meta paraqitet në prokurori në cilësinë e kryetarit të kuvendit. Gjithashtu akuzoi Ramën për mbyllje të hetimeve.
Në seancën e së enjtes Berisha deklaroi se e kishte ditur tentativën e vrasjes
Sali Berisha:Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit dhe çfarë janë në sallë dhe në Shqipëri. Nëse ka një njeri më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha. Por Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin. As Koço Kokëdhimën, Ilir Metën Edi Ramën, nuk kërkoj gjë tjetër veç ligjit. S’ka asgjë që më çon përtej kësaj
Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit i përplasën në fytyrë. E mora vesh unë. Nuk u shqetësova, përderisa afera e vrasjes ishte mes jush, s’kisha pse të merresha, ndonëse ata patën dinjitetin për të më thënë ser Ilir Meta na tha se është Sali Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj.
….
Meta: T’i e ke ditur para tre muajsh dhe nuk e ke denoncuar?
Cfare deklaroi Tom Doshi per Berishen
Ndërkohë që Tom Doshi i pyetur po të enjten në Top Channel për Berishën deklaroi se ai di më shumë se Edi Rama.
Tom Doshi:“Berisha doli në foltore ku tha që mua kanë dashur të më vrasin. Tha që ma kanë mbyllur gojën, ta ka mbyllur Shullazi. Unë nuk e njoh se kush është Shullazi… I shkova Berishës tek vendi ku rrinte në parlament dhe i thashë, ti doktor e di që nuk është Shullazi. E di, e di më tha. . Berisha e ka marrë vesh se ka informacion më shumë se sa Rama se çfarë bëjnë ministrat. I thashë, dëgjo s’ka ardhur koha akoma për të folur, se ti e di që unë nuk kam frikë. Kur të vijë koha kur të flas, mos e merr në mbrojtje atë person se e ke marrë njëherë. Jo më tha nuk do e marr. Kjo histori ka një 3 javë dhe kisha paralajmëruar që një ditë do të plasë.” Ora News
Add new comment