Arkiv-Lajme të përditësuara

Rikthimi i bujqësisë, sektori mburojë për ekonominë shqiptare në vitet më të vështira të krizës

Postuar në 21 Shkurt, 2015 10:39

Kriza ka tkurrur ritmet e rritjes thuajse për të gjitha degët e ekonomisë shqiptare. Por ka një sektor, që duket se ka rezistuar më mirë nga të tjerët dhe ky është bujqësia. 

Për pjesën më të madhe të dekadës së kaluar kontributi i bujqësisë në Prodhimin Kombëtar ka ardhur duke u rrudhur. Por sapo ekonomia u godit nga kriza, tendenca u përmbys. 

Rama falenderon biznesin: Përmbytjet bashkuan shqiptarët

Postuar në 21 Shkurt, 2015 10:38

Solidariteti dhe ndihma për zonat e përmbytura nga biznesi shqiptar brenda vendit, nga Kosova, Maqedona dhe Presheva ishte e rrallë dhe e patreguar më parë në vleresimin e kreut të "Biznes Albania", Luan Bregasi. 

Për ministrin Erjon Veliaj, kjo i dha një mësim edhe politikës në tërësi që përkundër nevojës reale të qytetarëve, insiston në burokraci siç ishte kerkesa e demokrateve per shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Prokuroria e Gjirokastrës çon për gjykim 30 lazaratas për lëndë narkotike

Postuar në 21 Shkurt, 2015 10:38

Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim 30 persona, të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit. Ky është grupi i tretë i personave, për të cilët Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe në total numri i të pandehurve të dërguar për gjykim ka arritur në 86 shtetas. 

Moti i acartë mban të mbërthyer SHBA, shënohen 23 viktima

Postuar në 21 Shkurt, 2015 10:37

Miliona njerëz ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me temperatura të akullta, të cilat kanë shënuar edhe rekordin e dekadave të fundit. 

Moti i acartë në SHBA ka marrë jetën e të paktën 23 njerëzve. Shumica e viktimave u shënuan ne tenesi. Zyrtarët e emergjencës pohuan se vdekjet janë shkaktuar nga hipotermia, ose nga aksidentet automobilistike per shkak te ngricave ne rruge.

Presidenti Nishani në Top Story, ambasadorët, rasti Zhiti dhe akuzat për truallin në Elbasan

Postuar në 20 Shkurt, 2015 05:40

Deputeti Balla ritheksoi edhe njëherë atë cfarë shkruhej në letër në takimin e javës së kaluar ku ishte i ftuar në Top Story. Reagimi i Presidentit ishte i menjëhershëm dhe për të sqaruar më në detaje këtë debat, përplasjen me qeverinë për ambasadorët, për çështjen Zhiti e të tjera, këtë të enjte në Top Story ishte i ftuar vetë Presidenti, Bujar Nishani. 

Aksidentohet gazetari Çim Peka, jashtë rrezikut. Humb jetën pasagjerja

Postuar në 20 Shkurt, 2015 05:40

Një aksident i rëndë u regjistrua rreth orës 19:30 të së enjtes, në afërsi të Mulletit, pas përplasjes së dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 30-vjeçare, e identifikuar më pas si Fleura Kola, e cila udhëtonte në automjetin tip “Benz”, me targa AA 099 GB, që drejtohej nga gazetari Çim Peka. 

Edhe ky i fundit ka pësuar dëmtime, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Fleura Kola, e cila është vajza e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, ka ndërruar jetë menjëherë, duke mos u rezistuar plagëve të marra.

Ministri Tahiri takon kreun e Byrosë kundër Terrorizmit

Postuar në 20 Shkurt, 2015 05:40

Zoti Tahiri informoi zonjën Kaidanov për masat e marra nga Shqipëria në lidhje me terrorizmin.

Ministri i Brendshëm ka theksuar në takim se është “i nevojshëm bashkëpunimi rajonal për të luftuar terrorizmin”.

Nga ana e saj, Tina Kaidanov ka thënë se “Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër terrorizmit”.

/ Top Channel

Takimi i nivelit të lartë kundër ekstremizmit, Obama: Jemi në luftë me ata që përdhosin Islamin

Postuar në 19 Shkurt, 2015 06:56

Bota, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, duhet të përballet me ideologjitë që radikalizojnë njerëzit. Drejtuesit e grupeve të tilla militante, si ISIS dhe Al Kaeda, shtoi ai, nuk janë liderë fetarë por terroristë. 

Intervista në televizionin italian “La7”, Rama: Plan europian kundër ISIS

Postuar në 19 Shkurt, 2015 06:56

“Duke parë në televizion atë që po ndodhë në këto vende, ku është kjo barbari kundër njerëzimit, bihet në gabimin që të mendosh që është diçka që po ndodh larg dhe nuk na përket ne. Në fakt është diçka që mund të na ndodh të gjithëve në shtëpi. Këtë gjë e dëshmuan dhe ngjarjet në Paris. Është e qartë që këtu duhet një strategji e vërtetë e Europës dhe të një projekti të vërtetë. Për shembull, kur ishte lufta për të çliruar shqiptarët e Kosovës, kishte një plan të qartë për këta refugjatë. Ata erdhën në Shqipëri, Itali e në shtete të tjera.

Orteku i gurëve izolon Kurveleshin, 2300 banorë pa asnjë mundësi komunikimi

Postuar në 19 Shkurt, 2015 06:56

Akset rurale në Tepelenë janë dëmtuar mjaft prej reshjeve të fillim shkurtit. Aksi Tepelenë-Gusmar, rruga që të çon më tej drejt Malësisë së Kurveleshit, është shembur prej reshjeve në vendin e quajtur Hosi i Zallit në një gjatësi rreth 100 metra. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara