Arkiv-Lajme të përditësuara

Incidenti në Munellë, PD: Qeveria hesht, sepse i ka braktisur minatorët

Postuar në 15 Shkurt, 2015 05:44

Duke e quajtur si një tragjedi njerëzore, kryetari i Partisë Demokratike ka gjetur rastin që nëpërmjet një deklarate t’i shprehë ngushëllimet familjes Ndreca, për dhimbjen e madhe të ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy fëmijëve, nga fshati Kimez i Gjegjanit.

Rama: Kandidatura e Zhitit nuk tërhiqet; akuza presidentit

Postuar në 14 Shkurt, 2015 07:21

“Poet i rrallë. I burgosur politik i diktaturës. Shqiptar edhe më i rrallë. I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botues i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të Nënë Terezës”, është shprehur Rama në profilin e tij. 

Shefi i qeverisë i konsideron të papranueshme rezervat e shprehura ndaj figurës së Zhitit, e cila sipas tij është mirëpritur nga vetë Vatikani.

Pukë, shembje masivi në minierën e Munellës, humb jetën një 48-vjeçar

Postuar në 14 Shkurt, 2015 07:20

Shembja e një masivi dheu në galeritë e minierës së Munellës në Pukë ka shkaktuar vdekjen një punetori. 

Sipas raportimeve të fundit, shembja e dheut është regjistruar në katin e 6-të të galerisë së minierës dhe personi qe humbi jeten eshte identifikuar si 48-vjeçari Gjovalin Prenga, banor i fshatit Kimez.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që ekipet e specialistëve po monitorjnë gjendjen.Puna në miniere aktualisht eshte bllokuar. / Top Channel 

 

Ja si u rrëmbyen paratë e bankës

Postuar në 14 Shkurt, 2015 07:20

Kamera e sigurise ne ambientin e brendshem shfaq transportimin e parave nen shoqerine e efektiveve te eskortes. Kjo ndodh ne oren 12:45. Brenda pak sekondash nga brendesia e tunelit me arme ne krah shfaqen grabitesit te cilet kane qene duke pritur. Njeri prej tyre mjaftohet dhe qellon me shuplake njerin nga policet e eskortes pa hasur ne rezistence te dukshme. 

Eurodeputetët dënojnë shpërthimet me tritol

Postuar në 13 Shkurt, 2015 05:12

Fleckenstein dhe Bostinaru i kanë cilësuar shpërthimet si “akte kriminale të neveritshme”.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të dërguar autorët para drejtësisë dhe mbështesim qeverinë në luftën ndaj krimit të organizuar”, lexohet në deklaratën e eurodeputetëve.

/ Top Channel 

Presidenca: Kryeministri, fushatë fyerjesh ndaj kreut të shtetit

Postuar në 13 Shkurt, 2015 05:10

institucioni i Presidentit të Republikës denoncon sulmet politike dhe fyerjet vulgare të organizuara nga Kryeministri i vendit ndaj Kreut të Shtetit Shqiptar në aulën e Parlamentit shqiptar. Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë. Kjo, për një qëllim fare të thjeshtë. Kryeministri nuk po mundet të marrë nën kontroll institucionin e Presidentit të Republikës.

“Xibraka”, Prokuroria zbërthen skemën e kokainës. Aktiviteti nisi në verë, u godit pa kryer dërgesën e parë

Postuar në 13 Shkurt, 2015 05:08

Sipas nje burimi te besueshem te top channel, pasi eshte perzgjedhur vendi i pershtatshem, Xibraka, per te instaluar laboratorin e nxjerrjes se lendes narkotike, ne nje date te pacaktuar gjate muajve te veres 2014, që dyshohet se është muaji korrik organizatoret e ketij trafikimi kane kontaktuar me Kelmend Dalipin qe kishte nen pronesi pese magazina. 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, çmimi i biletave për autobusët nuk ndryshon

Postuar në 13 Shkurt, 2015 05:06

Këshilli Bashkiak ka diskutuar gjatë në lidhje me çështjen e ditës, transportin urban, pas grevës së autobusëve të linjave të kryeqytetit.

Në mbledhje u vendos që çmimi i biletës së autobusëve të mos ndryshoi deri sa bashkia të përgatisë një studim në lidhje me çmimin e biletës se mjeteve të transportit publik në Tiranë.

Nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo tha se bashkia në këtë situatë të rëndë ekonomike nuk mund të rëndojë edhe më xhepat e qytetarëve. 

Serial bombash në Tiranë. Shënjestër babai i Tahirit dhe një oficer policie

Postuar në 10 Shkurt, 2015 04:56

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimet per akte terroriste. Shperthimi i pare ka qene ne farmacine e të atit te ministrit te Brendshem Saimir Tahiri. Farmacia e Bashkim Tahirit eshte shkaterruar plotesisht. Shperthimi ka qene i fuqishem dhe perveç ketij biznesi jane demtuar edhe disa te tjere rrotull. 

Farmacia ndodhet ne afersi te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane. Ngjarja ndodhi rreth ores 3:15 minuta te mengjesit te se martes. 

Bruksel, Mustafa-Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për drejtësinë

Postuar në 10 Shkurt, 2015 04:56

Lajmi është konfirmuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila drejtoi bisedimet. 

“Dy kryeministrat kanë nënshkruar marrëveshjen për drejtësinë. Rezultat i madh i rifillimit të dialogut Beograd-Prishtinë”, shkroi në “Twitter” Mogherini. 

Në komunikatën e lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së shkruhej se dy kryeministrat zhvilluan diskutime gjithëpërfshirëse për një sërë çështjesh dhe vlerësuan punët që mbeten për t’u përfunduar. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara