Mitrovicë, shpërthim në një subjekt privat, dëme materiale

Postuar në 28 Shkurt, 2015 06:45

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të shtunën në mëngjes në veri të Mitrovicës, duke shkaktuar dëme materiale, por jo lëndime në njerëz. 

Sipas njoftimeve paraprake, shpërthimi ka ndodhur pranë një subjekti privat, dhe për pasojë janë thyer xhamat e ndërtesës, banesave aty pranë dhe disa mjeteve të parkuara në zonë.

Policia thotë se mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore e llojit M75.

Sipas mediave kosovare, kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje më një grindje masive që përfshiu banda nga Mitrovica dhe Zveçani.

Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar shpërthimin, duke sqaruar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Për sqarimin e rrethanave do të ndihmojnë edhe kamerat e vendosura nga subjektet private në zonë.
/ Top Channel 
 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.