Zeqaj: Nuk rikandidoj për Bashkinë e Fierit
Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj shuan zërat dhe aludimet për një kandidim të katërt në bashkinë e këtij qyteti.
Pasi firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me kreun e bashkisë së Janinës, Zeqaj i është përgjigjur pyetjes për dorëheqjen e tij se kjo do të ndodhë në qershor. Me këtë deklaratë kryebashkiaku i Fierit sqaron se nuk do të japë dorëheqjen tani, por as nuk do të rikandidojë.
Pas dorëheqjes së kreut të bashkisë së Pogradecit u përfol se edhe kryebashkiaku i Fierit do ta bënte një lëvizje të tillë dhe se mund të kandidojë i pavaruar në zgjedhjet lokale.
/ Top Channel
Add new comment