Itali, goditet grupi shqiptar i drogës, 17 në pranga
Lajmin e bëjnë të ditur mediat nga vendi fqinj, sipas të cilave agjentët kanë zbatuar urdhër-arreste për 17 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas burimeve mediatike, arrestimet janë kryer në qytete të ndryshme të Italisë si Romë, Areco, Rexho Emilia, Raguza dhe Leçe.
Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, janë sekuestruar 30 kilogramë kokainë dhe 2 tonelata marijuanë.
Nga burimet mësohet më tej se, në fazat e mëhershme të operacionit ka pasur edhe arrestime të tjera, që në total e çojnë në 25 numrin e personave të vënë në pranga.
/ Top Channel
Add new comment