Rama kundër Ristanit e Palokës: Fund politikës që jeton me shpifje

Postuar në 09 Mars, 2015 06:30

“Njoh akuzues që jetojnë si shpifës profesionistë. Ka ardhur koha t’i japim fund politikës që jeton me shpifje. Publiku po përmbytet përditë nga shpifje monstruoze. Opinioni po çoroditet dhe Shqipëria po turpërohet në sytë e opinionit ndërkombëtar. Do të bëj gjithçka kam në dorë për të dhënë një kontribut të frytshëm në këtë betejë mes individësh që bëjnë mirë dhe atyre që e shikojnë politikën si mundësi për të bërë keq”, deklaroi kryeministri pas daljes nga Gjykata e Lartë pas seancës me Arben Ristanin.

Ndërkohë, deputeti demokrat Arben Ristani, i paditur për deklaratat e tij për kriminalizmin e Kuvendit, kërkoi që kryeministri Edi Rama të tërheqë padinë pasi deklaratat që ka bërë nuk kanë qenë personale, por një qëndrim i Partisë Demokratike.

Pas seancës me deputetin tjetër demokrat, Edi Paloka, kryeministri deklaroi: "Me paturpësi kërkojnë pushimin e çështjes pasi nuk kanë asnjë provë, kanë vetëm opinione. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë logjikë."

/ Top Channel 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.