Gjirokastër, gruaja godet me thikë për vdekje bashkëshortin

Postuar në 22 Shkurt, 2015 05:31

Një tjetër rast krimi brenda familjes është shënuar gjate orëve të para të së dielës në qytetin e Gjirokastrës, ku një grua ka qëlluar me thikë bashkëshortin, duke i shkaktuar atij vdekjen. 

Nga burimet paraprake të policisë janë mësuar identitetet e personave të përfshirë në këtë krim, ku 62-vjeçarja Dituri Meni, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kryer aktin fatal ndaj bashkëshortit Flamur Meni, 66 vjeç.

Ngjarja është shënuar në lagjen “18 shtatori”, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka mundur të arrestojë autoren e krimit, ndërsa viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së shkaktuar, teksa ishte duke u transportuar për në spitalin rajonal. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.