Gjika do i nënshtrohet koronarografisë. Gjykata e Vlorës i ndryshon masën e sigurisë
Gjika ndodhet i shtruar në një spital privat të kryeqyetit, i ruajtur nga forca sigurie, pasi është i akuzuar për shpërdorimin detyre.
Seanca gjyqësore ndaj tij, që po kryhej në ambientet e spitalit, është shtyrë fillimisht, sepse me të filluar procesi, i pandehuri Gjika ka pasur sërish shqetësime dhe mjekët kanë kërkuar ndërprerjen e seancës gjyqësore që po zhvillohej në spital.
Trupa gjyqësore dhe prokurori që qëndruan në ambientet e tij edhe më tej bënë më pas të ditur se kanë vendosur ndaj Gjikës masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", ndryshe nga ç'kishin bërë më parë, kur i kishin komunikuar masën e "arrestit me burg". Një ditë më parë, Doriana Sulaj, punonjëse e Bashkisë, dhe Artur Haxhi, biznesmen, morën masën e arrestit me burg. / Top Channel
Add new comment