Përmbytje në Mitrovicë, lumi Sitnica del nga shtrati

Postuar në 09 Shkurt, 2015 06:30

Lumi Sitnica ka dalë jashtë shtratit në qytetin e Mitrovicës duke përmbytur qindra hektarë tokë të punueshme dhe disa shtëpi buzë brigjeve të saj. 

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Musa Dragaj, tha se uji ka depërtuar në pesë shtëpi afër tregut të bagëtive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në orendi shtëpiake, serra, ushqim për kafshë etj.

Ndërsa në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë, sipas Dragajt, Sitnica ka përmbytur 11 shtëpi duke shkaktuar dëme.  

6 prej këtyre shtëpive me 28 anëtarë janë të bllokuara tërësisht nga uji, por nuk kanë pranuar të evakuohen.

/ Top Channel 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.