Arkiv-Lajme të përditësuara

Mustafa akuzon deputetët e opozitës për dyfytyrësi: Më 19 janar votuan kundër ligjit, pro falimentit

Postuar në 25 Janar, 2015 05:27

Mustafa shkruan në profilin e tij në Facebook se këta deputetë, dy ditë më parë votuan për likuidimin e Trepçës dhe ishin të gatshëm që atë t’ua falnin kreditorëve nga Serbia dhe Greqia.

Durrës, arrestohet shoferi i autobusit, trafikoi ilegalisht dy sirianë

Postuar në 25 Janar, 2015 05:26

Dy shtetas sirianë, të futur ilegalisht në Shqipëri, janë kapur nga policia e Durrësit, e cila ka arrestuar edhe shoferin shqiptar të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, që ka transportuar sirianët. 

Natën e kaluar, Sektori për Trafiqet e Paligjshme në Durrës arrestoi 48-vjeçarin Agron Karanxha, banues në Tiranë. Karanxha akuzohet se, si shofer autobusi, i ka transportuar dy shtetasit sirianë nga Athina në Shqipëri, kundrejt shumës prej 500 eurosh për secilin person.

Mijëra protestues mblidhen në Prishtinë: Jabllanoviç jashtë. Trepça është e jona

Postuar në 24 Janar, 2015 11:11

Gjatë tubimit përpara ndërtesës së qeverisë, protestuesit akuzuan kryeministrin Isa Mustafa pse nuk po shkarkon ministrin serb, i cili i quajti “egërsira” nënat gjakovare që protestonin për familjarët e zhdukur gjatë luftës. Në duar ata mbanin parulla me shkrimet "Jabllanoviç jashtë", "Mustafa, argat i Serbisë", "Trepça është e jona", etj. 

Gjatë protestës disa prej manifestuesve hodhën sende brenda oborrit të ndërtesës së qeverisë, duke thyer thuajse të gjithë xhamat e kateve të para të saj. 

Papandreu: “Deti” mund të rinegociohet, Çamëria i përket historisë

Postuar në 24 Janar, 2015 11:10

Në një intervistë telefonike për Top Channel, vetëm pak orë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, ish-kryeministri Jorgos Papandreu, kreu i partisë më të re politike Lëvizja e Socialistëve Demokratë, bën një analizë të krizës që ka pushtuar vendin. 

PD: E hëna, hapi i parë i protestës mbarëkombëtare

Postuar në 24 Janar, 2015 11:09

Grida Duma, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, në një deklaratë për mediat theksoi se “e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë”. 

Hapet për publikun "Shtëpia e Gjetheve", e përdorur nga ish-Sigurimi i Shtetit

Postuar në 24 Janar, 2015 11:09

Për një gjysmë, shekulli godina në zemër të Tiranës që njihej si “Shtëpia e Gjetheve” është përdorur nga regjimi komunist si qendra më e madhe e përgjimeve në vend. 

Mesditën e së shtunës, oborri i saj u hap për ta kthyer atë nga shtëpi të padukshme e plot mister, siç e cilësoi ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në një muze të mirëfilltë në kuadër të hapjes për publikun të të tilla objekteve. 

PD bojkoton reformën në drejtësi. Eshtë farsë, të zhbëhen më parë disa ligje

Postuar në 23 Janar, 2015 11:44

Në mbledhjen e dytë të Komisionit të Reformës në drejtësi, apeli që opozita të zerë vendet e saj ishte dominues ne deklaratat e ministrit Naço, kryetarit Xhafa, por edhe anëtarë të tjerë të tij. 

Pavaresisht se ne kete takim u miratua kalendari i punes deri ne muajin qershor, perfaqesuesit e mazhorances garantuan demokratet se gjithçka mbetet e hapur për ndryshime nga pikëpamja formale e organizimit të punës, por edhe nga përmbajtja, duke i siguruar opozitës se reforma në drejtësi do të kete si garanci Komisionin e Venecias.

Rikthehet Superiorja, 2015-a starton me Tirana-Apolonia

Postuar në 23 Janar, 2015 11:44

Pas më shumë se 1 muaj pushim, sfida Tirana-Apolonia rikthen emocionet e Kategorisë Superiore, e cila këtë vit, falë rivalitetit mes skuadrave, është bërë kampionati më i bukur i këtyre 20 viteve të fundit. 

Tirana, e përforcuar me 4 lojtarë në merkaton e janarit, ka një ndeshje të lehtë, të paktën në letër, pasi do të ndeshet me fierakët e vendit të fundit. 

E shtuna do të rezervojë një tjetër ndeshje të rëndësishme, ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit, e cila njihet ndryshe dhe si "Derbi i Veriut". 

Nuk ka bojkot, opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore

Postuar në 23 Janar, 2015 11:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hequr çdo dyshim për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale. 

Zoti Basha ishte ne Bruksel ne takimin e Asamblese Politike te Partise Popullore Europiane, ku denoi ndarjen territoriale, si nje harte elektorale ne sherbim te Qeverise dhe kunder interesave te qytetareve. 

Duke kerkuar monitorim sa me te gjere nga partneret europiane per zgjedhjet e qershorit, kreu i opozites i konsideroi zgjedhjet edhe si nje referendum popullor.

BQE injekton 1.1 trilion Euro, monedha europiane nis tatëpjetën

Postuar në 23 Janar, 2015 11:42

Njoftimi nga Banka Qendrore Europiane i planit për të injektuar 1.1 trilionë euro në ekonominë e Eurozonës, ka dhënë efekte të menjëhershme në tregjet valutore. 

Në bursat ndërkombëtare euro ra në nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan në 11 viteve të fundit. 
Përkatësisht një ditë më parë u zhvlerësua me 2 për qind, dhe gjatë ditës së premte ajo humbi dhe 0.7 pikë të tjera ndaj dollarit duke rënë për herë të parë që nga 2002, nën nivelin 1.13 dollarë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara