Arkiv-Lajme të përditësuara

BERZH me pesimiste se BB: Ekonomia u rrit 1.5% në vitin 2014

Postuar në 19 Janar, 2015 12:01

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim korrigjoi në ulje vlerësimin e rritjes ekonomike në Shqipëri. Në raportin e sapopublikuar për prespektivën e ekonomive të rajonit, BERZH vlerëson se në vitin 2014 ekonomia shqiptare u rrit me vetëm 1.5 për qind, kur në shtator parashikonte zgjerim me 1.7 për qind të Prodhimit Kombëtar. 

Sipas BERZH, shkaku për rishikimin në ulje janë shifrat zhgënjyese të tremujorit të dytë ku Prodhimi Kombëtar ra sipas INSTAT me 0.37 për qind. 

Sondazhi në Paris, 42% kundër publikimit të karikaturës së Muhamedit

Postuar në 19 Janar, 2015 12:01

Gati gjysma e francezëve janë kundër karikaturave të profetit Muhamed, e dëshmuar kjo prej sondazhit më të fundit të opinionit në vend, i publikuar nga 'Journal du Dimanche'. 

Edhe me shume jane te mendimit se liria e fjales online nuk duhet te jete e pakufizuar. Anketimi, i realizuar nga Instituti Francez i Opinionit Publik, IFOP tregoi se 42 % e te intervistuarve ishin totalisht kunder publikimit te imazheve te tilla, ndersa 57% nuk i kundervihen botimit, por serish thone se karikaturat e profetit nuk i pelqejne. 

BE, samit për terrorizmin, ministrat e jashtëm diskutojnë gjendjen pas sulmeve

Postuar në 19 Janar, 2015 05:24

Vala e sulmeve të fundit mbledh sot në një takim ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, boshtin e të cilit e përbën kërcënimi i terrorizmit në Kontinentin e Vjetër. 

Europa është në gjendje alarmi pas komplotit të dështuar për vrasjen e policëve në Belgjikë e masakrave në Paris që lanë 17 të vdekur. Krerët e demokracive të 28 vendeve anëtare të bllokut do të përqendrohen tek shqetësimet që rrethojnë sidomos kthimin e europianëve të radikalizuar, të cilët kanë luftuar në Irak e Siri. 

Holandë, ekzekutohen vëllezërit shqiptarë pas përplasjes se bandave të drogës

Postuar në 19 Janar, 2015 05:23

Dy shqiptarë u gjeten të vrarë në apartamentin e tyre në një lagje të Rotterdam-it në Holandë, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur. 

Florenc Tola, 27 vjeç dhe vëllai i tij 25 vjeçar Klevis Tola, kanë ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i plagosur mbeti Serxhio Piku.

Te tre personat janë nga qyteti i Elbasani dhe shkonin në Holandë disa herë në vit. Sipas disa mediave vendase, ngjarja duhet të ketë ndodhur pas një përplasje mes bandave të drogës.

Përmbytet sërish Vlora

Postuar në 19 Janar, 2015 05:23

Vetëm pak reshje shiu kanë mjaftuar që qyteti i Vlores të gdhihet nën ujë. 

Edhe pse para nje muaji nga permbytja e fundit qe pati ne qytetin e Vlores, u premtua se ne Vlore nuk do te kete me permbytje, sot po e njejta situate u prezantua per banoret e Vlores te cilet paten veshtersi per te shkuar ne pune dhe ne shkolle nxenesit per shkak te rrugeve te mbushura me uje. Shkak eshte funksionimi i kanalizimeve. 

Atentat drejtorit të burgut të Fushë-Krujës. Shpërthen bomba me telekomandim, plagoset rëndë Arben Suloj

Postuar në 19 Janar, 2015 05:22

Automjeti i drejtorit të burgut të Fushë- Krujës ka shpërthyer mëngjesin e të hënës teksa ndodhej në lëvizje. Shpërthimi ndodhi pak pasi Arben Suloj ishte futur me automjet në territorin e portit detar nga hyrja nr.2 për të shkuar në vendin e punës. 

Pas shperthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe eshte perplasur me nje shtylle te sinjalistikes dhe rrethimin e portit. 46-vjeçari eshte demtuar ne gjymtyret e poshtme dhe pjesen e kolones. Pas nderhyrjes ne Durres, ai eshte derguar drejt spitalit te traumes ne Tirane, per ndihme me te specializuar.

"Trepça", Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, Qeveria mbledhje urgjente

Postuar në 19 Janar, 2015 05:22

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës plenare ku do të miratohej projektligji i ndërmarrjeve publike që paraparishkon kalimin e Kombinatit Trepça nën pronësi të shtetit. 

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi në emër të Qeverisë që për këtë temë Kuvendi të mblidhet pasdite nga ora 14:00 në seancë të jashtëzakonshme.

Menjëherë pas kësaj kërkese, kryeparlamentari Kadri Veseli ndërpreu seancën dhe thirri mbledhje të menjëhershme të Kryesisë së Kuvendit, për të caktuar seancën e re në ora 14:00.

Zhbllokohet aksi rrugor Tiranë-Elbasan

Postuar në 18 Janar, 2015 05:47

Është rihapur pasditen e së shtunës për qarkullim aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Ibë, i bllokuar për shkak të punimeve që po kryhen në këtë segment. 

Autoritetet lokale kanë njoftuar se firma që kishte marrë përsipër menaxhimin e segmentit rrugor ka mbaruar përpara afatit punimet për pastrimin e tij nga masivet e dheut. 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm makineri të rënda të firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nisën punën për lëvizjen e masës shkëmbore dhe masivit të dheut që ndohej në anë të rrugës. 

Barbaritë mesjetare të xhihadistëve, kryqëzime dhe prerje kokash

Postuar në 18 Janar, 2015 05:47

Hedhje nga çatia, vrasje me gurë, kryqëzime: ekzekutimet e ISIS-it dëshmojnë një brutalitet mesjetar të grupit xhihadist, dhe është pikërisht kjo që ekstremistët kërkojnë të sjellin në Perendim. 

Fotografite e hedhura ne internet nga vete miliantet, jane prova e mizorive te cilave i nenshtrohen te gjithe ata qe ne syte e ithtareve te shtetit islamike, nuk respektojne sheriatin. Viktimat e ekzekutimeve publike kete here, ishin gay-t, ose te pakten, te akuzuarit per homoseksualitet dhe te rinj te dyshuar per perdhunim. 

Gjermania nën alarmin e xhihadistëve, në shënjestër stacionet hekurudhore

Postuar në 18 Janar, 2015 05:42

Teksa ankthi në Europë është rritur në vazhdën e sulmeve terroriste të përgjakshme në Paris dhe Belgjikë, edhe Gjermania është vënë nën alarm. 

Gazeta “Der Spiegel” raporton se shërbimet e sigurisë në vend kanë arritur të gjurmojnë mesazhet e grupimeve xhihadiste në Gjermani.

Burimet tregojnë se shënjestra e sulmeve terroriste janë pikërisht stacionet hekurudhore, pasi ky është një lloj transporti shumë i përdorur nga njerëzit. Kjo ka bërë që autoritetet t’i blindojnë me forca të shumta policore trenat dhe metrotë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara