Arkiv-Lajme të përditësuara
Arrestohen dy kushërinj, porositës për vrasjen e Pajtim Serjanit
Policia e Tiranës njoftoi se arrestoi dy persona kushërinj, të cilët kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 5 janar, në rrugën e Kavajës, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Pajtim Serjani, si dhe është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjanit Sterjo.
Sipas policisë, është bërë ndalimi i shtetasve Aurel Hoxhallari, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i proceduar më parë për disa vepra penale, dhe Amarildo Hoxhallari, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë.
Blindohet Parisi, “marshim uniteti” për viktimat e “Charlie Hebdo”. CNN: Aktivizohen celulat e heshtura të terrorit
Personalitetet më të larta dhe udhëheqës botërorë, përfshi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, priten t’u bashkohen rreth 1 milion personave që do të marrin pjesë në marshimin e unitetit, në Paris të Francës, në shenjë solidarizimi por edhe kundërshtimi njëkohësisht ndaj atentateve terroriste që u morën jetën 17 personave.
Durrës, grabitet me armë zjarri një pikë bastesh sportive
Një pikë bastesh sportive në zonën e plazhit në Durrës është grabitur mëngjesin e të premtes nga persona të paidentifikuar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sektorin e njohur si “Iliria”, kur autorët nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë vjedhur gjithë xhiron e ditës, e cila nuk është konfirmuar akoma.
Mësohet se grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër për të frikësuar punonjësit e pikës, madje ia kanë drejtuar armën edhe njërit prej tyre në momentin ë hynë në lokal.
Vjedhjet në zyrat e postës në Vlorë dhe Elbasan, ndalime për përvetësim të pagesave
Policia e Vlorës dhe Elbasanit raporton ndalimin dhe vënien në ndjekje penale të punonjësve të Postës të cilat akuzohen se kanë përvetësuar paratë e shpërblimit të fundvitit për pensionistet apo parate e paguara për faturat e energjisë elektrike.
Ne Novosele eshte ndaluar punonjesja e postes Nadire Lako, pasi sipas policise kjo shtetase ka pervetsuar nje pjese te shperblimit te dhene per festat e fundvitit per nje person me statusin e veteranit. Mesohet se shifra e pervetesuar eshte 3 mije leke.
PD: Shullazi kërcënoi Lulzim Bashën
Partia Demokratike, jo vetëm nuk ka hequr dorë nga akuzat për lidhje të Kryeministrit Edi Rama me Emiljano Shullazin, por i rëndoi këto akuza, kur nëpërmjet disa pyetjeve që ngriti për Kryeministrin, bëri të ditur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mesazhe kërcënuese nga Emiljano Shullazi.
Sërish terror në Paris, një person hap zjarr, merren peng 5 vetë
Alarmi në Paris është zhvendosur në një tjetër zonë, ku një person i armatosur, pasi ka hapur zjarr ka marrë peng 5 të tjerë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Personi i armatosur dyshohet se është autor i vrasjes së një oficereje policie mëngjesin e të enjtes dhe plagosjen e kolegut të saj.
Dyshohet se personi i armatosur ka edhe eksploziv me vete. Policia franceze thote se autori i kesaj pengmarrjeje eshte nje person jashtezakonisht i rrezikshëm.
Policia zbardh vrasjen: Viktima do ekzekutonte katër persona
Policia zbardhi serinë e atentateve të ndodhur të hënën në mbrëmje në Tiranë. Sipas policise Arianit Sterio 42-vjeçar, i cili ngeli i vrarë, ka tentuar të vrasë katër persona të cilët njihen si miqtë e Emiliano Shullazit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes Sterio ka patur si qendër të atentatit Pajtim Serjanin 32 vjeç, te cilin e ka plagosur ne kembe, si edhe dy miqte e tij Denis Ramani dhe Ditmir Reçi. Ne rrethin e zjarrit te krijuar nga viktima Sterio u perfshi edhe punonjesi i njesise operacionale speciale Roland Meta.
Temperaturat e ulëta, rikthehen ngricat nëpër rrugë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të uljes së temperaturave dhe rinisjes së reshjeve të dëborës duhet bërë kujdes në shumë akse nacionale.
Sipas buletinit të mëngjesit, situata është rënduar në Kukës pavarësisht punës për kriposjen e rrugëve, për shkak të krijimit të shpejtë të akullit. Gjithashtu, rrugë ku duhet bërë kujdes për shkak të akullit është ajo që të çon në Priskë e Shën Gjergj në Tiranë.
Durrës, rinisin kërkimet për peshkatarët e zhdukur
Kanë rinisur mëngjesin e së martës në qytetin e Durrësit kërkimet në det për dy peshkatarët e zhdukur, Bekim Mançinaj dhe Avni Shahinaj.
Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale, të cilat saktësojnë se pavarësisht detit të trazuar dy mjete të Rojës Bregdetare kanë nisur operacionet.
Në vartësi të forcës së detit, kërkimeve pritet t’i bashkohet në orët e ardhshme dhe një mjet i policisë kufitare.
Ndërkohë, saktësojnë autoritetet, ka rinisur edhe kërkimi nga toka, përgjatë bregut të detit në të gjithë Gjirin e Lalzit.
Gardisti përfundon në Gjykatë
Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Andrea Halili, i akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” me qëllim përfitimi.