Policia zbardh vrasjen: Viktima do ekzekutonte katër persona

Postuar në 06 Janar, 2015 05:45

Policia zbardhi serinë e atentateve të ndodhur të hënën në mbrëmje në Tiranë. Sipas policise Arianit Sterio 42-vjeçar, i cili ngeli i vrarë, ka tentuar të vrasë katër persona të cilët njihen si miqtë e Emiliano Shullazit. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes Sterio ka patur si qendër të atentatit Pajtim Serjanin 32 vjeç, te cilin e ka plagosur ne kembe, si edhe dy miqte e tij Denis Ramani dhe Ditmir Reçi. Ne rrethin e zjarrit te krijuar nga viktima Sterio u perfshi edhe punonjesi i njesise operacionale speciale Roland Meta. 

Gjatë shkëmbimit të zjarrit rezultoi se, nga qitja e armës të cilën Meta e mbante per shkak te detyres ka mbetur i vdekur atentatori Sterio. Punonjesi i policise ka marre dy plage te renda ne trup dhe ndodhet i plagosur rende ne Spitalin Universitar te Tiranes. Policia nuk sqaroi me shume detaje per roln e policit Meta, ne kete histori por ka ngritur mbi te nje akuze te vrasjes me dashje dhe njofton arrestimin e tij ne flagrance. 

Ne deklarate thuhet se, nga nje analize e hollesishme e bere, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjesit te policisë u be dhe arrestimi. Ne kete vend ngjarje ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 4 gezhojat e e nje arme te kalibrit 9 mm dhe pistoleta bereta me te cilen u krye vrasja, si edhe tre gezhojat e kalibrit 7.62 mm te qitura nga nje pistolete m-54. 

Policia ka hetuar edhe mbi atentatin qe ju be, Emiljano Shullazit dhe shokut te tij Gilmando Danit, ne afersi te mbikalimit te Kasharit. Pasi eshte këqyrur vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati jane mbledhur te gjitha provat e gjetura aty. Polica nuk beri me dije se sa arme jane perdorur ne atentatin ndaj Shullazit. Golfi 4, makina me te cilen ata udhetonin ka marre nje numer te madh plumbash. Dosja per kete atentat i kaloi Prokurorise nen akuzen e vrasjes ne rrethana te tjkera cilesuese. Hetimet vazhdojne me intensitet. 
/ Top Channel 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.