Sërish terror në Paris, një person hap zjarr, merren peng 5 vetë
Alarmi në Paris është zhvendosur në një tjetër zonë, ku një person i armatosur, pasi ka hapur zjarr ka marrë peng 5 të tjerë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Personi i armatosur dyshohet se është autor i vrasjes së një oficereje policie mëngjesin e të enjtes dhe plagosjen e kolegut të saj.
Dyshohet se personi i armatosur ka edhe eksploziv me vete. Policia franceze thote se autori i kesaj pengmarrjeje eshte nje person jashtezakonisht i rrezikshëm.
Forcat speciale të policisë tashmë janë ndarë në dy zona. Në atë të rrethimit të dy autorëve të dyshuar të masakrës së "Charlie Hebdo" dhe në këtë pengmarrje. Zona është evakuuar, ndërsa qarkullimi në zonë është ndërprerë plotësisht.
/ Top Channel
Add new comment