Durrës, grabitet me armë zjarri një pikë bastesh sportive
Një pikë bastesh sportive në zonën e plazhit në Durrës është grabitur mëngjesin e të premtes nga persona të paidentifikuar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sektorin e njohur si “Iliria”, kur autorët nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë vjedhur gjithë xhiron e ditës, e cila nuk është konfirmuar akoma.
Mësohet se grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër për të frikësuar punonjësit e pikës, madje ia kanë drejtuar armën edhe njërit prej tyre në momentin ë hynë në lokal.
Për fat të mirë nuk ka të plagosur nga kjo gjarje dhe policia ka shoqëruar deri tani 10 persona në komisariat si të dyshuar për këtë grabitje. / Top Channel
Add new comment