Arkiv-Lajme të përditësuara

Franca, e lëkundur për sanksionet

Postuar në 06 Janar, 2015 05:42

Presidenti francez Francois Hollande thotë se sanksionet ndaj Rusisë duhen hequr, në se bëhet përparim në bisedimet për t’i dhënë fund krizës në Ukraine.

Zoti Hollande i tha sot një radiostacioni francez se ai do të merrte pjesë në bisedimet ndërkombëtare për krizën në Ukrainë, të caktuara për  në ditët e ardhshme, në se mund të bëhet “përparim i ri” drejt fundit të konfliktit mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve me mbështetjen e Rusisë.

Korfuz, trageti përfshihet nga flakët. Rrezikohen edhe 22 shqiptarë. Autoritetet italiane e shqiptare në operacionin ekstrem të shpëtimit

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 05:58

Pasagjerë në bordin e një trageti për transport makinash dhe njerëzish, mes të cilëve edhe 22 shqiptarë, janë duke luftuar me flakët e zjarrit që përfshinë këtë traget prej mëngjesit të së dielës me t’u nisur nga brigjet greke me destinacion Italinë. Ata luten për ndihmë, ndërkohë që anijet e shpëtimit kanë hasur vështirësi të mëdha për t’iu afruar tragetit që po digjet, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të detit. 

Reshjet e borës mbulojnë vendin. S’ka bllokime, por kalohet me zinxhirë

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 05:56

Janë rikthyer në të gjithë Qarkun e Kukësit reshjet e dëborës, të cilat shoqërohen me erëra të forta. Sipas informacioneve të mbledhura nga zonat e thella, bëhet e ditur se dëbora ka nisur me intensitet të lartë, ndërkohë që shpejtësia e erës është e konsiderueshme. 

Në zonën e Shishtavecit dëbora vijon që të bjerë, ndërkohë në qytetet e Kukësit, Krumës e Bajram Currit bien me intensitet më të ulët.

Aksionet ndaj debitorëve të energjisë, Doda: Hetim parlamentar për shkeljet e të drejtave

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 05:54

Pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Rrogozhinës ku u vetëvar në ambientet e paraburgimit një shtetas 52 vjeçar, deputetja demokrate Mesila Doda e konsideron si emergjente ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për të vlerësuar të gjitha standardet e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë fushatës së ndërmarrë nga qeveria ndaj debitorëve të energjisë elektrike.

Konflikti në Ukrainë, përfundojnë pa marrëveshje bisedimet në Minsk

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 01:50

Bisedimet për paqe mes Kievit dhe përfaqësuesve të rebelëve lindorë pro-rusë kanë përfunduar pa ndonjë progres dhe nuk ka pasur ndonjë datë për takimin e ardhshëm, megjithëse mediat ruse shkruajnë se palët do të takohen sërish të premten. 

Njoftimi është dhënë nga rebelët pas rreth 5 orë bisedimesh. “Ka qenë një takim i vështirë”, tha përfaqësuesi i republikës së vetëshpallur të Donetsk-ut, Denis Pushilin.

Lazarati në gjyq, 38 persona të pandehur

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 01:55

Prokuroria e Gjirokastrës përfundoi hetimet për lazaratasit e përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë duke përdorur armët luftarake. Dosja do të ketë 38 persona të pandehur. 

27 prej të pandehurve janë të akuzuar pas identifikimit që ju bë në ndërhyrjen policore në qeshor të këtij viti. 11 prej tyre kanë edhe akuzat e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2014.

Fier, arrestohen 2 punonjës të laboratorit elektrik

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 01:52

Dy punonjës të laboratorit të testimit të matësave elektrikë në Fier u arrestuan nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. 

Nirdian Ndreko dhe Andrea Mile u prangosën nga policia locale pasi ka dyshime se si operatorë të testimit të matësave kanë ndërhyrë me qëllim vjedhjen e energjisë elektrike në matësin e një biznesi në pronësi të shtetasit Sali Krasniqi. 

Ata e kishin kolauduar matësin e këtij biznesmeni në mënyrë të atillë sa të regjistronte një pjesë të vogël të energjisë që ai shpenzonte.

/ Top Channel

Nënë e bij debitore në OSHEE godasin faturisten, policia i arreston

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 09:54

Nënë e bijë janë arrestuar paraditen e sotme pasi kanë goditur për shkak të detyrës faturiste e OSHEE.
 
Mësohet se Megi Dajci dhe Anila Qatia kanë rezultuar debitore dhe për këtë arsye ato kanë sulmuar faturisten e zonës së tyre Alma Kumati duke e goditur atë.
 
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”.  

Falsifikonin dokumente, pranga dy personave, një tjetër në kërkim

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 09:53

2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga sektori për Krimin Ekonomik e Financiar ne Durrës.

Pas një hetimi 2 mujor, në operacioni e koduar “Porosia e fundit” janë vënë në pranga: Adem Picari ,49 vjeç , lindur në Tiranë dhe banues në Durrës për veprën penele”Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikim i feternjoftimeve, pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i vulave, stampave”. 

Lushnjë, rriten pagesat e debitorëve të ujit, 90 % e faturave të papaguara.

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 05:56

Në qytetin e Lushnjës shtohet numri i qytetarëve që paguajnë faturat e konsumit të ujit të pijshëm. Pas deklaratës së kryeministrit se për debitë e ujit do të kryhet një aksion i njëjtë me atë të energjisë elektrike, qytetarët kanë vërshuar ti paraprijnë ndërprerjes së ujit për shkak të debive.
 
Drejtori i Ujësjellësit të Lushnjës, Albert Divjaka konfirmon këto fakte dhe shprehet se për muajin nëntor detyrimet e papaguara nga qytetarët dhe bizneset kanë qënë mbi 90%.
 
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara