Lushnjë, rriten pagesat e debitorëve të ujit, 90 % e faturave të papaguara.

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 05:56

Në qytetin e Lushnjës shtohet numri i qytetarëve që paguajnë faturat e konsumit të ujit të pijshëm. Pas deklaratës së kryeministrit se për debitë e ujit do të kryhet një aksion i njëjtë me atë të energjisë elektrike, qytetarët kanë vërshuar ti paraprijnë ndërprerjes së ujit për shkak të debive.
 
Drejtori i Ujësjellësit të Lushnjës, Albert Divjaka konfirmon këto fakte dhe shprehet se për muajin nëntor detyrimet e papaguara nga qytetarët dhe bizneset kanë qënë mbi 90%.
 
 
Por sipas drejtorit të ujësjellësit problemi kryesor mbeten pagesat e ujit të konsumuar nga komunat Golem, Dushk dhe Karbunarë.
 
Po kështu sipas drejtorit të sh.a Ujësjellës-Kanalizimeve Lushnje humbjet në rrjet janë në masën 70 %, si pasojë e rrjetit tejet të amortizuar.
 
Në janar pritet që falë një investimi me një kredi të butë të dhënë nga banka Gjermane KFV të ribëhet i gjithë sistemi i rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Lushnjës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.