Franca, e lëkundur për sanksionet

Postuar në 06 Janar, 2015 05:42

Presidenti francez Francois Hollande thotë se sanksionet ndaj Rusisë duhen hequr, në se bëhet përparim në bisedimet për t’i dhënë fund krizës në Ukraine.

Zoti Hollande i tha sot një radiostacioni francez se ai do të merrte pjesë në bisedimet ndërkombëtare për krizën në Ukrainë, të caktuara për  në ditët e ardhshme, në se mund të bëhet “përparim i ri” drejt fundit të konfliktit mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve me mbështetjen e Rusisë.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, u tregua më i rezervuar në komente, duke thënë se nuk është i sigurtë në se do të ndodhë, apo kur do të ndodhë ky takim, duke shtuar se ai do të ketë kuptim, vetëm në se mund të realizohet përparim real.”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, bëri të njohur muajin e kaluar, se kishte në plan të takohej me presidentin rus Vladimir Putin, me kancelaren Merkel dhe me Presidentin Hollande më 15 janar, në kryeqytetin e Kazakhstanit, Astana.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.