Aksionet ndaj debitorëve të energjisë, Doda: Hetim parlamentar për shkeljet e të drejtave

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 05:54

Pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Rrogozhinës ku u vetëvar në ambientet e paraburgimit një shtetas 52 vjeçar, deputetja demokrate Mesila Doda e konsideron si emergjente ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për të vlerësuar të gjitha standardet e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë fushatës së ndërmarrë nga qeveria ndaj debitorëve të energjisë elektrike.

Është emergjente ngritja e një komisioni hetimor për të vlerësuar gjithë standartet e respektimit të drejtave të njeriut në të gjitha rastet e sjella nga media dhe qytetarët, gjatë fushates lincuese të muajve të fundit. Është rasti për ti dhënë fund trajtimit të qytetareve si kriminele që edhe mund të humbin jetën, madje edhe në qelitë e shtetit. Respektimi i të drejtave të njeriut, vecanërisht i të drejtës për të jetuar, për të qenë i sigurtë dhe respektimi i dinjitetit të tij nuk janë vlera anësore por thelb i sistemit demokratik. Kur vlera të tjera i mbivendosen të drejtes së jetës, ky është treguesi i parë i nënshtrimit të sistemit demokratik ndaj atij autokratik”, shkruan Doda ne rrjetin social facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.