Arkiv-Lajme të përditësuara

Puglia, sekuestrohen 6 kuintalë marijuanë, arrestohen edhe 4 shqiptarë

Postuar në 18 Janar, 2015 05:42

Mbi 6 kuintalë lëndë narkotike u bllokuan nga forcat e “Guardia di Finanza” në brigjet e Puglias, pas vëzhgimesh e ndjekjesh që zgjatën mjaft kohë. 

Bëhet e ditur se sasia e madhe e marijuanës u kap në afërsi të plazhit “Torre Specchia”, ku u gjet edhe një gomone 6 metra e gjatë. Për shkak të avarisë së mjetit lundrues, personat që mendohen se janë trafikantë droge ishin në pritje të ndihmës, kur janë zbuluar nga forcat e rendit që po ndiqnin lëvizjet e tyre.

Durrës, sekuestrohen C4 me celular. 4 të arrestuar pas shpërthimit ndaj Trotës

Postuar në 18 Janar, 2015 05:41

Shpërthimi i automjetit të një personi me precedentë penalë, mëngjesin e së shtunës te zona e Shkëmbit të Kavajës, ka përshpejtuar goditjen e një grupi të rinjsh, prodhues e trafikues të bombave me lëndë plasëse te llojit tritol, në Durrës. 

4 persona u arrestuan natën e së shtunës për trafik të lëndëve eksplozive, ndërsa u sekuestruan 3 bomba me lëndë eksplozive C4 të montuara me celular, së bashku me mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave, si nastro, tela elektrikë, kaçavida, telefona celularë etj.

Terrorizmi, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Postuar në 17 Janar, 2015 12:04

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbledhur pasditen e së shtunës Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend pas ngjarjeve me sfond terrorist të verifikuara më herët gjatë muajit në vendet evropiane. 

Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka vënë në dukje se, aktivitetet e grupeve terroriste janë tashmë të globalizuara dhe për rrjedhojë çdo vend ndihet i rrezikuar. 

Mbeten në burg të arrestuarit e punishtes e drogës. 4 prej të arrestuarve dolën para gjykatës

Postuar në 17 Janar, 2015 12:02

Një pjesë e grupit të rrjetit të trafikut të kokainës nga Elbasani drejt Gjermanisë iu drejtua të shtunën Gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së sigurisë. 

Në përfundim, të katër të akuzuarit u lanë në “arrest me burg” për shkak edhe të provave të mjaftueshme që prokuroria dërgoi në gjykatë, ku përfshiheshin edhe përgjimet jo vetëm telefonike. 

Durrës, shpërthen mjeti, plagoset një person

Postuar në 17 Janar, 2015 03:35

Mëngjesin e te shtunës një mjet tip Benz ka shpërthyer pranë Shkëmbit të Kavajës, ndërsa raportohet për një person të plagosur. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti ka qenë në lëvizje gjatë kohës që ka shpërthyer, ndërsa dyshohet që shkak të jetë lënda eksplozive.

Deri tani flitet për një person të lënduar, i cili është transportuar në spital. Nuk dihet gjendja e të plagosurit ndërsa vlen të theksohet se mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. / Top Channel

Kokaina, 9 të arrestuarit dalin sot para trupit gjykues. Prokuroria ngre 6 akuza

Postuar në 17 Janar, 2015 03:34

Anila Hoxha, gazetare e Top Channel ishte e ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, ku solli detaje mbi hetimet dhe zbulimin e laboratorit të kokainës në Elbasan, i konsideruar si më i madhi në Ballkan. 

Mësohet se 9 personat e ndaluar pritet të dalin para trupit gjykues gjatë ditës së sotme. Gazetarja e Top Channel shprehet se në 6 akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mungon akuza e “drejtimit të grupit të strukturuar kriminal”, pasi sipas burimeve mësohet kemi një tjetër person të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Naço: Testim punonjësve të burgjeve

Postuar në 17 Janar, 2015 03:33

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve prezantuan të premten urdhërin e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. 

Turqi, Erdogan paralajmëron për “përplasje mes qytetërimeve”, reagon Franca

Postuar në 17 Janar, 2015 03:33

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar të premten për një “përplasje të re mes qytetërimeve” pas valë së sulmeve të militantëve islamikë në Paris, ndërkohë që ka kritikuar edhe Francën për lejimin e gruas së njërit prej terroristëve që të udhëtonte drejt Sirisë përmes Turqisë. 

Xhihadistët alarmojnë Europën, rritet numri i të rinjve që rreshtohen përkrah ISIS

Postuar në 17 Janar, 2015 03:32

Duket se kufiri i Turqisë nuk është edhe aq i sigurt, pasi raportet e fundit tregojnë se numri i perëndimorëve që i bashkohen ISIS në Lindjen e Mesme sa vjen edhe shtohet. 

Agjencitë e antiterrorizmit  e kanë vlerësuar rrezikun e xhihadizmit si një kërcënim të mundshëm botëror.

Harta tregon numrin e personave të larguar nga Europa drejt Lindjes së Mesme, ku vihet re se Franca ka edhe dominancën e tyre. Sipas shërbimeve sekrete, sulmet e fundit terroriste në Francë, nuk kanë ndikuar në frenimin e xhihadistëve të rinj.

Laboratori i kokainës në Elbasan, hetimet pas kërkesës së Gjermanisë

Postuar në 16 Janar, 2015 07:02

Ka qenë një kërkesë e ardhur nga pala gjermane, drejtuar Prokurorisë shqiptare ajo që ka çuar dhe në zbulimin e laboratorit më të madh të përpunimint të drogës në Ballkan. 

Burime konfidenciale bëjnë të ditur për Top Channel se fillimisht autoritetet gjermane pas hetimeve të tyre i janë drejtuar Prokurorisë së Shqipërisë për kryerjen e një veprimi proçedurial në ngarkim të një prej të arrestuarve, konkretisht për Ilir Hysenin, i cili nga hetimet e deritanishme mendohet të jetë dhe organizatori i këtij grupi të trafikut të lëndëve narkotike. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara