Puglia, sekuestrohen 6 kuintalë marijuanë, arrestohen edhe 4 shqiptarë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9587_1421578152ansa-puglia-droga.jpg?itok=Stno8OlS)
Mbi 6 kuintalë lëndë narkotike u bllokuan nga forcat e “Guardia di Finanza” në brigjet e Puglias, pas vëzhgimesh e ndjekjesh që zgjatën mjaft kohë.
Bëhet e ditur se sasia e madhe e marijuanës u kap në afërsi të plazhit “Torre Specchia”, ku u gjet edhe një gomone 6 metra e gjatë. Për shkak të avarisë së mjetit lundrues, personat që mendohen se janë trafikantë droge ishin në pritje të ndihmës, kur janë zbuluar nga forcat e rendit që po ndiqnin lëvizjet e tyre.
Në afërsi të vendngjarjes u kapën 4 persona, 3 shtetas italianë dhe një shqiptar me banim në Itali. 3 shtetas të tjerë shqiptarë u ndaluan gjithashtu, teksa me rroba të lagura po largoheshin me një furgon nga zona bregdetare.
Bëhet e ditur se droga vinte nga Shqipëria, me ndihmën e organizatave kriminale puljeze. Hetuesit po punojnë tani për të zbuluar gjithë rrjetin e shpërndarjes së drogës, që mendohet se kishte si destinacion veriun e Italisë. / Top Channel
Add new comment