Zhbllokohet aksi rrugor Tiranë-Elbasan

Postuar në 18 Janar, 2015 05:47

Është rihapur pasditen e së shtunës për qarkullim aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Ibë, i bllokuar për shkak të punimeve që po kryhen në këtë segment. 

Autoritetet lokale kanë njoftuar se firma që kishte marrë përsipër menaxhimin e segmentit rrugor ka mbaruar përpara afatit punimet për pastrimin e tij nga masivet e dheut. 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm makineri të rënda të firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nisën punën për lëvizjen e masës shkëmbore dhe masivit të dheut që ndohej në anë të rrugës. 

Procesi i heqjes së dheut është kryer në kushte të larta sigurie, për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste, si për udhëtarët që përdorin këtë rrugë, edhe për banorët e zonës. 
/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.