"Trepça", Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, Qeveria mbledhje urgjente

Postuar në 19 Janar, 2015 05:22

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës plenare ku do të miratohej projektligji i ndërmarrjeve publike që paraparishkon kalimin e Kombinatit Trepça nën pronësi të shtetit. 

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi në emër të Qeverisë që për këtë temë Kuvendi të mblidhet pasdite nga ora 14:00 në seancë të jashtëzakonshme.

Menjëherë pas kësaj kërkese, kryeparlamentari Kadri Veseli ndërpreu seancën dhe thirri mbledhje të menjëhershme të Kryesisë së Kuvendit, për të caktuar seancën e re në ora 14:00.

Ndërkohë edhe Qeveria e Kosovës ka thirrur mbledhje urgjente, të dytën për sot, për të diskutuar për gjendjen e krijuar rreth Trepçës, e cila ka ngjallur edhe protesta të serbëve në veri, por edhe kërcënime nga Beogradi zyrtar.    
/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.